Vasili: Rama dhe Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve janë sot nën akuzë për plot 6 vepra penale
Përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i Partisë së Lirisë shkruan përpëlitjet rilindase me Ligjin e Dosjeve janë thjesht një përpjekje qaramane dhe mjerane.
Ai shkruan se Rilindja me gjithë Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve janë sot nën akuze për plot gjashte vepra penale.
Ai shton se edhe përpjekja e dështuar me turp për ta mbyllur çështjen përmes Prokurorisë se kapur, u rrëzua nga Gjykata, e cila urdhëroi hetim të plote të të gjitha manipulimeve e mashtrimeve te Autoritetit të Manipulimit Dosjeve, të bëra me urdhër të Edi Ramës.
Vasili: Përpëlitjet rilindase me Ligjin e Dosjeve jane thjesht nje perpjekje qaramane dhe mjerane, qe vetem nxjerr ne shesh deshtimin total te Rames e rilindjes dhe lemerine, qe i ka pushtuar ata nga frika e humbjes se pashmangshme, qe i pret. Rilindja me gjithe Autoriten e Manipulimit te Dosjeve jane sot nen akuze per plot gjashte vepra penale.
Edhe perpjekja e deshtuar me turp per ta mbyllur çeshtjen permes Prokurorise se kapur, u rrezua nga Gjykata, e cila urdheroi hetim te plote te te gjitha manipulimeve e mashtrimeve te Autoritetit te Manipulimit Dosjeve, te bera me urdher te Edi Rames. Tani te gjitha veprat penale, qe rendojne mbi ta do hetohen deri ne fund dhe asgjë nuk i shpëton dot ata nga dënimi sipas ligjit. McGonigalët rilindas nuk fshihen dot askund dhe gjykimi mbarepopullor do ti ndeshkoje ata shume rrepte, siç e meritojne per te gjithe te zezat, qe i kane shkaktuar popullit dhe interesave kombetare.