Yuri Kim: Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, por po ecën përpara

Yuri Kim: Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, por po

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar për zgjedhjen e kryetares së re të Gjykatës Kushtetuese.

Me anë të një postimi në Twitter, ambasadorja Yuri Kim ka uruar kryetaren Holta Zaçaj, ndërsa shtoi  se reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, por se ajo po ecën përpara.

Kim siguroi gjithashtu se SHBAdo të vazhdojë të mbështesë fort zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në vendin tonë.

“Urime Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetares së re. Holta Zaçaj është kryetarja e parë e zgjedhur qëkur Gjykata arriti të ketë trupë të plotë. I urojmë suksese asaj dhe të gjithë gjyqtarëve të tjerë teksa forcojnë integritetin dhe pavarësinë e Gjykatës.

Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri”, ka shkruar ajo.

yuri kim gjykata kushtetuese kryetarja holta zaçaj reforma në drejtësi

EMISIONET