EMRAT/ Përdorën burimet publike për fushatë, gjobiten Sekretarët e Përgjithshëm të 5 ministrive! Gjobë edhe Rakip Sulit

EMRAT/ Përdorën burimet publike për fushatë, gjobiten

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka dënuar me një gjobë në vlerën 100 mijë lekë kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli me argumentimin se ka përdorur burime publike për fushatë elektorale.

Suli akuzohet se ripostoi aktivitete të mëpëarshme në faqen e tij të cilat kanë efekt elektoral.

Kas ka miratuar kështu kërkesën e Celibashit për gjobë për 5 Sekretarë të Përgjithshëm në 5 ministri si dhe 2 drejtorë shkollash.

Ata akuzohen se kanë publikuar sloganet e PS në faqet zyrtare të Ministrive. Celibashi kishte kërkuar gjobë 3000 lekë.

Lediana Agalliu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit

Zerina Bruci, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës

Ismail Shehu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë

Joana Duro, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Risena Xhaja, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Gjobë 3000 lekë për Elvis Gjika, person përgjegjës për bashkinë Kamëz (shkelje të raportimit të veprimtarive).

EMISIONET