Dy orë në SPAK për dosjen “CEZ-DIA”, Meta: Isha si person që ka dijeni, por një çështje për të larguar vëmendjen

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në cilësinë e ish-presidentit të Republikës pas dy orësh në Prokuorinë e Posaçme sqaroi se arsyeja e marrjes së dëshmisë së tij është disja “CEZ-DIA”

Ai u tha gazetarëve se është thirrur nga Prokuroria e Posaçme si një person që ka dijeni ndërsa hodhi akuza se e gjithë kjo diktohet nga Rama që të spostojë vëmendjen nga skandalet e qeverisë.

“Në çdo rast tjetër nuk ekziston asnjë akt, shkresë, dokument, urdhër për ligje dhe akte nënligjore, nga Ilir Meta në detyrat e tij si zv.kryeministër as ministër i ekonomisë, përfshirë këtu edhe DIA edh CEZ. Isha si një person që ka dijeni për rrethana të caktuara. U pyeta për detaje të ndryshme të cilat nuk kanë asnjë rëndësi.

Dua të theksoj se asnjë akt, shkresë, dokument, nga ana e Ilir Metës në pozitat e tij, në interes të askujt. Kjo është çështje që diktohet politikisht nga Rama për të shmangur vëmendjen e tij nga skandalet e përditshme dhe për të spostuar vëmendjen në thashetheme që janë të 14 apo 15 vite më pare”- u shpreh Meta mes të tjerash.

EMISIONET