VIDEO/ “Partizani” në GJJKO, dëshmon ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Pas tij, shkon edhe Berisha
Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazment Oketa është thirrur në GJKKO si dëshmitar për çështjen “Partizani”.
Seanca nis në orën 10:00.
Oketa do të dëshmojë në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”, që lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv gjatë kohës kur në krye të qeverisë ishte Sali Berisha.
Kujtojmë se ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij është caktuar masa “Detyrim paraqitje”.
Mësohet gjithashtu se Sali Berisha gjithashtu është nisur për në SPAK për masën e sigurisë
Pak ditë më parë në GJKKO për të dëshmuar u thirr edhe ish-Ministri Ylli Pango.
Diskutimet në sallë:
SPAK: Kur ke qenë ministër i Mbrojtjes dhe çfarë funksionesh ke pasur?
Oketa: Kam qenë zëvendëskryeministër, më pas mora detyrën e ministrit të Mbrojtjes. 2009-2012 kam qenë deputet i Kuvendit.
SPAK: Çfarë ishte Klubi Partizani në raport me Ministrinë e Mbrojtjes?
Oketa: Në kujtesën time, Klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes. S’më kujtohet të kishte interes të veçantë. Në dijeninë time administrohej nga persona privatë. Pothuajse në asnjë nga diskutimet apo mbledhjet nuk mbaj mend të ketë pasur një zë që ky klub të zinte një vend të veçantë në Ministrinë e Mbrojtjes.
SPAK: Në kohën kur ishe ministër i Mbrojtjes ke nisur zbatimin e VKM-së së qeverisë për klubin.
Oketa: Kam qenë ministër i Mbrojtjes dhe jo ministër i Sportit. Nuk kishte vend të veçantë për ne, sepse nuk ishte një vend që mund të përdorej për Ministrinë e Mbrojtjes. Klubi Partizani, në kujtesën time, ka qenë një klub privat. Unë as e kam konsideruar fare. Një institucion kulturor nuk e bën godina, por puna.
SPAK: Jeni interesuar për pronën, duke qenë se ishte në varësinë tuaj?
Oketa: Për herë të parë në tavolinën time kjo çështje më ka ardhur në zyrë. Praktika ishte që ajo pronë ishte e pronarëve. Praktika ishte e plotë dhe ata kishin bërë edhe pagesën. Nuk kisha asnjë arsye pse ta mbaja atë pronë në varësi.
SPAK: Kush e kishte në inventarizim?
Oketa: Nëse futeni në faqen e ministrisë së mbrojtes, kur kryeministër ishte Nano një VKM, sipas së cilës klubi partizani lidhej jashtë inventarit të pronave dhe se urdhërohej per ta regjistruar. Por vijoj ende procedura për regjistrimin e pronës së ende ska perfunduar.
Prona ne kujtesen time, kishte pretendime nga ushtrake se nuk ishte regjistruar. Prandaj ka qene vkm per te ndjekur proceduren per ta regjistruar dhe kthyer pronen tek ish pronaret.
Klubi partizani ska qene prirotet e min se mbrojtjes dhe as e imja.
Oketa: Edhe sot, nëse shikoni faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, keni një sektor ku flitet për pronat dhe ne ende dhe sot nuk kemi një inventar të pronës. Kishte ushtarakë që e kundërshtonin, meqë kishte ardhur përgjigjja nga Këshilli i Ministrave, atëherë unë u kam dhënë direktivën që të ndiqen të gjitha procedurat ligjore në fuqi, për sa kohë pronarët me dokumenta të shtetit lidhur me këtë çështje. E theksoj edhe një herë: nuk ka pasur interes për Ministrinë e Mbrojtjes.
SPAK:Keni autorizuar ndonje ushtarak te ishte pjese e komisionit te vleresimit?
Oketa: Nuk me kujtohet. Nje zyrtar komunikon me shkresa zyrtare dhe ato jane aty. Nese ka nje praktike te tille qe eshte nenshkruar nga une i dal per zot. Por nuk me kujtohet te kem autorizuar ndonje ushtarak te jete pjese e grupit te vleresimit
Sigurisht ministria e mbrojtes ka pasur 12 mije vete personel civil e ushtarak. Qe ne fillim
Une kam deleguar kompetencat. Pasi ne cdo pozicion mendoj se puna behet ne kolektiv. Bej pjese tek ata politikane qe kane deleguar kompetenca, qe mendoja se ata persona duhej te ishin bashkepunetore te ministrit.
SPAK: Keni urdheruar komanden mbeshtetese te perfaqesonte ministrine.
Oketa: Urdheri i tille qe ngarkonte kete komande dhe per kete aryse kam firmosur urdherin qe kjo komande te dorezonte pronen tek pronaret e ligjshem


