Deputeti Muçi: Të kthehet për diskutim programi i qeverisjes

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi është bashkuar kësaj radhe me opozitën duke i kërkuar kryetarit të Kuvendit kthimin e seancës së 12 shtatorit, për të diskutuar programin e qeverisjes së Partisë Socialiste.

"Këtu flitet për normalitet, ju si kryetar më keni kërkuar mua të votoj  një projekt program që jam njohur 20 minuta para.

Kjo është tejet anormale. Ju po flisni për 19 projektligje dhe nuk jam i informuar.

Normaliteti më i madh është që keni kalua programin qeverisës pa debat, pa diskutim.

Dua të shpreh mbështetjen e Lëvizjes Bashkë me mocionin e kolegëve të opozitës sa i përket rikthimit në seancë plenare të programit qeverisës.

I bej thirrje mahorancës që është në ndjerin e tyre ta mbështesin dhe në turpin e tyre që ta nisni punën pa diskutuar programin qeverisës”, tha Redi Muçi.

 

EMISIONET