Vasili me fotoalbum: Masakra dhe hajvanllëku 20 vjeçar Rama-Veliaj me Tiranën!

Vasili me fotoalbum: Masakra dhe hajvanllëku 20 vjeçar Rama-Veliaj

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, denoncon situatën e kryeqytetit përmes një fotoalbumi që përmbledh problematikat në Tiranë.

Vasili thotë se kjo është masakra dhe hajvanllëku 20-vjeçar i Rama-Veliaj me Tiranën.

"Pas më shumë se një miliard euro buxhet të vjedhur, grabitur e shpërdoruar nga Veliaj ja tabloja mizerabel e Tiranes" shkruan Vasili.

Postimi i plotë

-Uje me bote dhe jo 24 ore sic u premtua dhe ku u rrit taksa 40%.

-Femijet shkojne me turne ne shkolle pavarsisht vendosjes se takses se arsimit qe ju mori qytetaret mbi 40 milion dollare.

-Autobuze urbane qe marrin flake dhe bejne aksidente ne mes te dites.

-Parkime qe marrin miliona euro nga xhepat e qytetareve te thjeshte.

-Qindra mijra gjoba te policise bashkiake, qe sillen si nje grup i urryer presioni dhe jo ndihme per qytetaret

-Trafik i tmerrshem, qe harxhon kohe, leke dhe nerva qytetareve cdo dite.

-Kulla qe kane helmuar qytetin me beton dhe kane shkaterruar ambientin dhe demtuar shendetin.

-Asgjesim i gjelberimit ne Tirane dhe mbjellje kullash ane e mbane qytetit.

-Miliona leke me asfalt elektoral qe hidhet ne mes te shiut.

-Asgjesim i qendres historike, shkaterrimi i Teatrit, rrethimi me kulla i Sahatit te Tiranes dhe xhamise se Ethem Beut

-Taksa e rritur per pastrimin, qe vidhet dhe shkon per inceneratore dhe groposje plerash.

-Lidhje te Bashkise me Ndrageten dhe çdo lloj mafiozi.

-Infrastrukture mizerabel edhe afer qendres se Tiranes se ne periferi as qe behet fjale.

-Nxjerrje me dhune te qytetareve dhe rrembim te banesave te tyre per tua dhene ndertuesve kliente te Bashkise.

-Baderdi me fondet e rindertimit me tendera korruptive duke shfrytezuar edhe fatkeqesine me te madhe per perfitim.

Keto jane te vertetat shume te hidhura te asaj, qe vuajne perdite qytetaret e Tiranes vetem per shkak te dy te mallkuarve Rama Veliaj, qe qeverisin prej 20 vjetesh Tiranen.

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET