Debati për Himarën, Vangjel Dule intervistë për mediat greke: Ja pse Fredi Beleri e shqetësoi Ramën
"Himara është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista", sipas denoncimit të kreut të Partisë për të Drejtat e Njeriut dhe deputetit të Himarës, Vangjel Dule.
Duke folur për ERT, Dule theksoi se retorika agresive e Edi Ramës ndaj Fredi Belerit, i cili pavarësisht se u arrestua arriti të bëhej kryetar bashkie, ka nisur rreth një javë para zgjedhjeve lokale.
“Nuk ishte thjesht një retorikë politike agresive. Ishte fyese”, tha ai.
“Ishte retorikë që Rama na ka mësuar, por jo me aq intensitet.
"Më lejoni t'ju them, për shembull, se ditën e fundit parazgjedhore, të premten, vetëm pasdite ai pati tre fjalime parazgjedhore kundër të cilave gjysma e tyre, pavarësisht se ku ishte, në qarkun e Tiranës, në qendrën e Tiranës apo në intervistën e tij të fundit televizive gjatë gjysmës së kohës ai ka folur kundër zotit Beleri. Është e paprecedentë. Interesat në zonën e Himarës për Ramën dhe klientët e tij janë të mëdha. Himara është kthyer kryesisht në një makineri pastrimi parash”.
Pyetjes se kush qëndron pas kësaj kësaj, Dule ju përgjigj.
“Në përballjen politike shqiptare ka shumë të ashtuquajtur oligarkë.Nëse do të shihni resortet nga malet e Vetëtimës, zbritjen e Drimadhes dhe deri në anën tjetër të komunës së Himarës kemi saktësisht toka të mëdha që ligjërisht u përkasin banorëve vendas kryesisht me origjinë greke, statusi i të cilëve është i diskutueshëm. Me vendime të Këshillit të Ministrave shpronësohen në favor të interesave klientelë të zotit Rama”.
I pyetur nëse me këtë nënkupton se pas kësaj qëndron zoti Rama dhe kabineti i tij, ai u përgjigj:
“Më lejoni t'ju them diçka më praktike dhe më të njohur për të gjithë.Bashkëshorti i Ministres së Jashtme të vendit ka përfituar nga një vendim i Këshillit të Ministrave, ku voton edhe bashkëshortja e tij.Atij ju dha një sipërfaqe e madhe në Bashkinë Himarë si investitor strategjik për ndërtimin e një resorti turistik. Pra e kuptoni se çfarë përfshirje, çfarë ngatërrese dhe çfarë interesash investojnë në Himarë. Dhe në këtë moment gjejnë përballë kryebashkiakun e sapozgjedhur me programin e tij dhe të gjithë ne që nuk kemi bërë kompromis, nuk i jemi dorëzuar presioneve, ndaj jemi çuar në zgjidhje ekstreme si burgu”.
“Natyrisht që nuk e di se çfarë thotë legjislacioni shqiptar, por shpronësimi këtu të paktën në vende të tjera është shpronësimi i një trualli për shembull për të hapur një rrugë për të ndërtuar një shesh. Gjithsesi diçka me interes publik. A shpronësohet atje që t'i marrë dikush tjetër dhe të ndërtojë një hotel?" ishte pyetja e radhës ndaj zotit Dule, të cilës ai ju përgjigj:
"Pikërisht. Kjo do të thotë, nëse ju keni një tokë të caktuar që është në një zonë bregdetare, nesër ju dhe disa të tjerë mund të gjendeni në kontekstin e një vendimi ku ajo tokë t'i jepet dikujt tjetër për ndërtimin e një resorti me vendim të Këshillit të Ministrave në bazë të Aktit për investitorët strategjikë në sektorin e turizmit”.
Në konferencën e tij për mediat mbrëmjen e së hënës, kryeministri i Shqipërisë u ndal gjatë te zgjedhjet në Himarë dhe asaj që ndodhi me Fredi Belerin.
Rama ka lënë të kuptohet se qeveria greke ka pasur përfshirje të drejtpërdrejtë në zgjedhjet në Himarë, për arsye parazgjedhore.
"Fillimisht dua të respektoj zgjedhjet në Greqi dhe të kuptoj retorikën nxitëse”, tha ndër të tjera Rama dhe komentoi gjithashtu se “jam i vendosur të bëj maksimumin e mundshëm, përpara se të detyrohem të reagoj” duke përsëritur se do flasë pas zhvillimit të zgjedhjeve në Greqi.
Rama tha gjithashtu se minoriteti grek “nuk është ushqim për topat elektorale të askujt, as në Shqipëri, as në Greqi”, ndërsa njohu fitoren e Fredi Belerit, duke i ndarë plotësisht zgjedhjet nga vendimi i gjykatës që do të dalë pas arrestimit të kryebashkiakut të ri të Himarës.