Debati për "Aktivistin", Baçi: Ika nga administrata që mos të bëja like në facebook
Analisti, Agim Baçi, solli përvojën e tij personale në "Ora e Betit", duke deklaruar se një nga arsyet pse është larguar nga administrata ka qenë "detyrimi" për like, share dhe komente në facebook.
Baçi: Nuk do ketë asnjë denoncim. Ata që janë në administratë nuk kanë asnjë fuqi për të kundërshtuar. Unë kam qenë në administratë dhe një nga arsyet pse kam ikur ka qenë se nuk isha dakord të bëja gjëra të tilla.Kam ikur nga administrata për këtë arsye se kam menduar që është shkelje e dinjitetit kur ti i përdor të dhënat. 99% mund të jenë dakord se kanë çështjen e mbijetesës por mund të jetë 1% që shkojnë te komisioneri për të dhënat personale, është diskriminim. Ti vësh nëpunësit të bëjnë like dhe ti kontrollosh dhe të thuash ëhstë vullnetare unë e pranoj politikisht si thua tij.
Xhafaj: Hera e parë që flas për "Aktivistin" jashtë takimeve të PS është sot.

