Dash Sula propozon "armëpushim" mes dy PD-ve, batuta e Ndokës: Kush është Putini, Berisha apo Alibeaj?
Ndërsa zgjedhjet janë në prag dhe dy palët në PD nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët për një kandidat, deputeti Dash Sula del me propozimin për një "armëpushim".
I ftuar në "Ora e Betit" ai tha se është koha të kyçin gojën dhe të zbresin në terren për fushatë.
Ndoka: Nuk shqetësohem për fatet e PD se do ta gjeni zgjidhjen, më intereson procesi zgjedhor.
Sula: Nuk bëhet me debat, bëhet të mbyllim gojën të gjithë, pra armëpushimi, të bashkëpunojmë dhe shkojmë përpara. Jo të vazhdojmë të gjejmë gjilpërën në kashtë.
Ndoka: Nuk po e mbyll gojën ai. Vazhdon me vulën.
Sula: Dy të mençur nuk këpusin dot një fije peri, dy budallenj presin një tra.
Ndoka: Ky armëpushimi që është bërë si Rusia me Ukrainën, kush është Putini këtu, Berisha apo Alibeaj? Jam kurioz.
Gjokutaj: Po bëjmë furtunë në një gotë uhi, atij i ikin njerëzit nga mbledhja.

