Celibashi: KZAZ-të janë funksionale, më 7 mars vendosim për legjitimitetin e regjistrimit të PD-së
KZAZ-të që do të administrojnë procesin zgjedhor të 14 Majit do të nisin punë pa anëtarët e Partisë Demokratike. Lufta e brendshme, bëri që KQZ të shtyjë shqyrtimin e dy listave të paraqitura Ilirjan Celibashi bëri edhe një thirrje të fundit për zgjidhje, në rast të Kundërt tha se vendimi do të jetë bazuar mbi Kodin Zgjedhor.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi anëtarët e KZAZ për zgjedhjet vendore të 14 majit nga Listat e Partisë Socialiste, Social demokrate, dhe Partisë së Lirisë, ndërsa dy listat e paraqitura nga demokratët nuk u shqyrtuan.
Vendimi i hap rrugë konstituimit të Komisioneve Zonave të Administrimit të Zgjedhjeve për drejtuesit vendor pa anëtarët e Partisë demokratike.
"KZAZ do të konstituohen sepse do të fillojnë të punojë pasi është korumi prej minimumi 4 anëtarësh," tha Celibashi.
Listat e Enkelejd Alibeajt dhe grupimit të Sali Berishës do të shqyrtohet brenda pak ditësh, ndërsa kritikoi gjykatën e Apelit se nuk e ka trajtuar me përparësi çështjen e Vulës së PD.
"Ligjvënësi dhe sistemi që kemi e ka njoruar rëndësinë e këtyre çështjeve dhe i ka dhënë prioritet shqyrtimit të kërkesave të pretendimeve të partive politike, të subjekteve zgjedhore, fateve të procesit zgjedhor," tha ai.
Në pamundësi të një vendimi nga drejtësia, dokumenti që do të firmoset nga Celibashi mund të apelohet më tej në KAS.