Cara: Durrësi, shembulli më i qartë i mënyrës se si janë grabitur fondet publike

Cara: Durrësi, shembulli më i qartë i mënyrës se si

Kandidati i Partisë Demokratike në Durrës, Igli Cara ka denoncuar grabitjen e fondeve publike në emër të Rindërtimit.

Sipas Carës Durrësi është shembulli më i qartë i mënyrës sesi janë grabitur fondet.

"Durrësi është shembulli më i qartë i mënyrës sesi janë grabitur fondet publike, në emër të Rindërtimit; sesi është falur pasuria kombëtare, në këmbim të interesave klienteliste; sesi është tjetërsuar identiteti i një qyteti mijëravjeçar, për t'u zëvendësuar me projektet e Rilindjes urbane, që kanë deformuar trashgimninë kulturore dhe si pasojë edhe vetë historinë.

Korrupsion në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes! Ky është dhe një nga përfundimet më të rëndësishme të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që rikonfirmoi edhe një herë tjetër se në Shqipëri nuk vepron ligji, as kur bëhet fjalë për vetë drejtësinë!

Asgjë e re nga fronti i qeverisjes së Ramës & CO! I keqardhur për këtë realitet që e kemi faktuar dhe denoncuar në vijimësi, por besimplotë që mund ta ndryshojmë, duke i dhënë frymëmarrje Durrësit, qytetit tonë unik!", deklaron Igli Cara.

durrës igli cara

EMISIONET