Bylykbashi: Më 14 maj durrasakët të ndëshkojnë arrogancën e atyre që qeverisin Durrësin
Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ndodhet në Durrës ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” në zgjedhjet vendore, Igli Cara.
Berisha shoqërohej nga drejtuesi politik i qarkut, Oerd Bylykbashi, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja Albana Vokshi. Depueti Ferdinand Xhaferaj nuk ishte i pranishëm në sallë.
Bylykbashi tha se më 14 maj durrasakët kanë një detyrë, të votojnë për të ndërshkuar pandëshkueshmërinë dhe arrogancën e personave që qeverisin Durrësin.
“Ne e kemi një ofertë, ajo që Igli Cara i sjell këtij qyteti si shpresë për ndryshim. Me Igli Carën bashkia e Durrësit ndryshon e kthehet në duart tuaja. T’i bashkojmë votat tonë te koalicioni Bashkë Fitojmë të largojmë Ramën një herë e mirë nga ky qytet”, tha ai.
Ndërsa akuzoi qeverisjen socialiste në Durrës se në Bashki, në 23 vite kanë vjedhur paratë e qytetarëve me tendera korruptive.
Bylykbashi ndër të tjera paralajmëroi se PS blen votat me mbështetjen e krimit për zgjedhjet.
“Më 14 maj kemi një detyrë më shumë se politike, është qytetare për Durrësin, ne duhet të shkojmë të votojmë për të ndëshkuar pandëshkueshmërinë, arrogancanë, abuzimin e atyre që qeverisin Durrësin. Vetëm ne bashkë mund ta bëjmë këtë më 14 maj. Në Durrës qeveria e PS ka 23 vite që keqqeveris duke i mbyllur derën qytetarëve, vjedhin parat e taksave tuaja me tendera skandaloze. Veliera është lapidrari i kësaj vjedhje skandaloze, tendera për rrugë që pasi asfaltohen rihapen për tendera të tjerë korruptive, këto janë modeli i qeverisjes në këto 23 vite. Grabisin pronat publike për vete apo kriminelët me të cilët bëjnë paktin për të blerë vota.
Porti i Durresit grabitja e tij është monumenti më skandaloz i grabitjes së pronës publike. Radha e grabitjes ka ardhur dhe për pronat private, po u prishen shtëpitë private te Amfiteatri. Tani kanë plan tua japin për ndërtim klientëve të tyre. Pandëshkueshmëria ka pjellë arrogancën e pushtetarëve socialistë. Arroganca e pandëshkuar e Vangjush Dakos, Emirjana Sakos u ka marrë nga xhepat qindra miliona para nga taksa tuaja. Më 14 maj i japim fund e ndëshkojmë këtë sjellje grabitqare. Kandidatja e PS përfaqëson gjithë 23 vjecarin e korrupsionit arrogancës e keqqeverisjes. E vetmja gjë që kanë në dorë është blerja e votave e presioni me administratë”, deklaroi Oerd Bylykbashi.