Brenda 2 orësh rezultati/ Fituesi i Elbasanit, Vorës dhe Kamzës shpallet në Tiranë

KQZ do të shpallë brenda dy orësh nga mbyllja e kutive rezultatin e zgjedhjeve në Elbasan, Vorë dhe Kamëz. Në këto tre bashki votimi dhe numërimi do të jenë elektronik ndaj dhe fituesit e 14 majit parashikohet të dalin menjëherë

Rezultati i zgjedhjeve në Elbasan, Vorë dhe Kamëz do të mësohet brenda orës 21 të datës 14 maj.

Komisioni i Zgjedhjeve miratoi procedurat që do të ndiqen në votimin dhe numërimin elektronik.

Por për të tre zonat, numri i votave për çdo kandidat për kryetar dhe këshill do të shhpallet në Tiranë

“Miratojmë projekt-aktin sipas draftit të propozuar nga administrata e KQZ-së”, tha Celibashi.

Në seancën e së mërkurës Celibashi vendosi të shtyjë sërish vendimin për banerat e PS, por dhe për masat mbi shkelje të denoncuara.

“Në lidhje me këtë natyrë çështjeje, ne dje morëm vendim që të detyrojmë brenda një afati 2 ditor të gjitha subjektet që të vendosin shënimin që tregon se përgjegjësia e kujt është për prodhimin dhe dhe vendosjen e këtyre materialeve propagandistike.

Dhe ndërkohë, iu kemi dërguar kryetarëve të bashkive një shkresë që do duhet ta kuptojnë ndryshe urdhërimin e Kodit Zgjedhor për caktimin e vendeve se ku do të vendosen propagandistike.

Do duhet të caktohen fizikisht dhe konkretisht, do të duhet të vendosin shpjegimet që u dhanë këtu në seancë dhe dokumentacionin që deri më tani zotëron KQZ për denoncimet e bëra, por edhe për gjetjet që kemi bërë ne si institucion”, u shpreh kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Gjatë fashës kohore nga data 14 deri më 20 Prill në KQZ janë raportuar rreth 209 aktivitete nga 41 institucione ku 37 prej tyre janë raportuar si të ndaluara.

Brenda 2 orësh rezultati/ Fituesi i Elbasanit, Vorës dhe Kamzës

zgjedhjet e 14 majit kqz ilirjan celibashi celibashi rezultati

EMISIONET