Marrëveshje Kosovë-Serbi në Ohër, Rama: Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje
Pas njoftimit të shefit të diplomacisë evropiane, Joseph Borrell, se në takimin trilateral që u mbajt në Ohër ka një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurtin ka pranuar në parim Asociacionin, ka reaguar kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama.
Përmes rrjeteve sociale, Rama shpreson që djalli të mos fshihet në detaje dhe që marrëveshja e rënë dakord, por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik!
“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit.
Dhe le t'i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e panënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”, shprehet kryeministri Edi Rama në reagimin e tij.
Let's hope that devil is not hiding in details tonight and that the agreed but not signed agreement is not another Balkan trickery! Otherwise this would be a historic achievement that would announce a long-awaited spring in the relations between the two largest Balkan nations????????????????
— Edi Rama (@ediramaal) March 18, 2023