Berisha: "Venezuela", mësim se me Ramën s'ka zgjedhje. Zjarret në vend i shërbejnë mafies së ndërtimeve dhe drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga dritarja e protestës që vijon që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar deklaroi mbrëmjen e kësaj të mërkure se rasti i Venezuelës duhet të jetë një mësim i madh për çdo shqiptar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

Berisha theksoi se zjarret që po djegin kodrat, pyjet, zonat e mbrojtura, kanë dy qëllime, ndërtimet e mafies dhe plantacionet e drogës

Fjala e Berishës

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të shqiptarëve.

Kauzës së lirisë dhe dinjitetit, votës së lirë, interesit kombëtar.

Të dashur miq, ne vijmë në prag të betejës së madhe, në prag të betejës vendimtare, të betejës shpëtimtare për Shqipërinë, për qytetarin, për kombin në tërësi.

Këto ditë, të gjithë kemi ndjekur betejën e demokratëve të Venezuelës, që mbushën me guxim dhe heroizëm rrugët e Karakasit dhe qyteteve të tjera sepse fituan zgjedhjet, por Edi Rama i Venezuelës ua rrëmbeu ato, ua vodhi ato.

Duke shprehur mbështetjen e plotë dhe solidaritetin e madh të PD për presidentin e vërtetë të Venezuelës, Eduardo Gonzales që u zgjodh me votën e qytetarëve.

Duke dënuar me forcën më të madhe diktatorin Maduro, këtë pasardhës të Hugo Çavez, ftoj çdo shqiptar të nxjerrë mësime nga fati i demokratëve të Venezuelës.

Me dhjetëra dhe qindra herë kam deklaruar këtu para jush dhe shqiptarëve, me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Me Edi Ramën ka vjedhje të votës, vjedhje të votës, rrëmbim të mandateve dhe fitores.

Të shkosh me Edi Ramën në zgjedhje, do të thotë të përsërisësh gabimin e rëndë të opozitës së Venezuelës, e cila për të satën herë fiton zgjedhjet, por më parë diktatori Çavez dhe tani diktatori Maduro iu grabisin fitoren, iu grabisin zgjedhjet.

Ky mësim i Venezuelës duhet të jetë një mësim i madh për çdo shqiptar, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje ndaj dhe të gjithë në këmbë në betejën vendimtare për qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe fitoren e opozitës.

Miqtë e mi, këto dy javë, nga thellësitë e maleve, nga jugu në veri, në bregdet dhe kudo kanë shpërthyer qindra vatra zjarri.

Njëlloj siç shpërthyen në vitin 2015, në vitin 2020, në çdo viti paraelektoral Edi Rama përgatit tokën e djegur që i përshtatet shumë bimës së kanabisit për plantacionet e drogës, për të shndërruar drogën në votë dhe votën në krim.

Zjarret që po djegin kodrat, pyjet, zonat e mbrojtura, kanë dy qëllime: ndërtimet e mafies, plantacionet e drogës.

Miqtë e mi, o sot o kurrë, duhet të ngrihemi për qeveri teknike.

Edi Rama ka bërë gjithçka që të përdorë qindra e qindra milionë para të taksapaguesve vitin e ardhshëm për të rrëmbyer mandatin e katërt, mandatin e krimit.

Të dashur miq, gjithçka varet dhe përcaktohet nga vullneti ynë, nga guximi ynë, nga vendosmëria jonë.

Është në duart tona, në trimërinë dhe guximin tonë që të përmbysim qeverinë e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut për të çelur rrugën e zgjedhjeve të reja.

Të dashur miq, në emër tuaj u bëj thirrje zgjedhësve të Himarës të votojnë kandidatin e opozitës.

U garantoj, garantoj çdo banor të Bregut se prapa Vangjel Tavos fshihen interesat personale, pasurore në Gjipe dhe në zona të tjera të klanit më të rrezikshëm mafioz të Europës, klanit Rama.

Edi dhe Olsi Rama. Banorëve të Himarës, i ftoj në mençurinë e tyre të mos ia dorëzojnë Himarën kryemafiozit të Shqipërisë dhe Europës, Edi Ramës.

I sqaroj se është e vërtetë që unë, Sali Berisha, nuk do ndërtoja kurrë tunelin e Llogarasë sepse nuk ka zyrtar në botë që mund t’i lejojë vetes të investojë 45 mijë euro për një shtrat turistik.

Por nga ana tjetër, u them banorëve të Himarës se për çdo udhëtar, se për çdo turist, Himarën asgjë në mënyrë më madhështore nuk e paraqet se Qafa e Llogarasë që ky ia lidhi sytë me tunelin e Llogarasë.

Himariote e himariotë, pas tunelit të Llogarasë fshihen interesa mafioze, me të cilat u vodhën 50 milionë euro nga mafia shtetërore shqiptare e Edi Ramës dhe ndërkombëtare.

Fshihen ata të cilët me baule i çuan Edi Ramës eurot për një tunel që unë e kisha refuzuar dhe do e refuzoja.

Por një gjë ta keni të qartë, vota për opozitën është votë për asnjë qindarkë për tunelin. Nuk do paguani ju vjedhjet e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Nuk do paguani ju vjedhjen e tmerrshme ndërkombëtare në tunelin e Llogarasë. Do e paguajë Edi Rama, Belinda Balluku, mafia ndërkombëtare!

EMISIONET