Berisha uron Bajramin nga Kavaja: Meka e demokracisë nuk u lëkund kurrë së besuari në Zot

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha i ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fiter Bajramit nga qyteti i Kavajës.
Berisha tha se ky qytet është i pagëzuar me emrin “Meka e demokracisë” dhe i njohur si simbol i besimit në Zot dhe liri nuk u lëkund kurrë së besuari në Zot, as kur ai dënohej egërsisht nga diktatura, pasi shpirti i lirë i qytetarëve te Kavajës prevalonte mbi gjithçka.
Berisha: Një herë, në radhë të parë një urim nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë të Kavajës dhe mbarë Shqipërisë, në këtë ditë të bekuar, ju uroj fat, mbarësi, suksese dhe atë që u donzemra. Uroj Shqipërisë që kjo të jetë pranverë e ndryshimit. Uroj gjithashtu çdo qytetar shqiptar të të gjitha besimeve, të marrin në këtë ditë vendimet me ndihmën e Zotit, të prira nga e mira, të prira nga e ardhmja.
Unë erdha këtu, sepse këta qytetarë kanë një meritë të jashtëzakonshme. Gratë dhe burrat e këtij qyteti, agjëruan dhe i qëndruan besimit tek Zoti, në mënyrën më të vendosur në një kohë kur tragjikisht, shumë të tjerë e lëshuan, kurse këta erdhën vitet ’90 si besimtarë të përkushtuar dhe me një harmoni, sepse këtu janë dy komunitete fetare, me një harmoni fetare të shkëlqyer. Ndaj dhe erdha të ju uroj sot.
Kavaja sigurisht që e zgjedh vetë kandidatin e vet. E ka zgjedhë. Kandidaturën e shikoj të shkëlqyer. Meqenëse sot është ditë e shenjtë dhe natyrisht gjërat që të vijnë në mendje, është mirësia dhe mëkati, sevapi dhe mëkati, e vërteta është që rivalët e tjerë, rivalët e Fisnikut, në Kavajë dhe mbarë Shqipërinë, mëkatarët më të mëdhenj që kanë garuar ndonjëherë.

