Berisha takon Sekretarin Ekzektutiv të IDU: Diskutuam për farsën elektorale të 11 majit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me takimet e rëndësishme gjatë Samitit të IDU-së në Bruksel, ku po denoncon farsën zgjedhore të 11 majit në Shqipëri.
Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka publikuar takimin me Sekretarin Ekzekutiv të Internacionales Demokrate të Qendrës, Antonio López-Istúriz Ëhite, deputet në Parlamentin Europian.
‘Në Samitin e Unionit Ndërkombëtar Demokratik (IDU) në Bruksel, me Sekretarin Ekzekutiv të Internacionales Demokrate të Qendrës, Antonio López-Istúriz Ëhite, deputet në Parlamentin Europian, duke diskutuar për farsën elektorale të 11 Maj 2025 në Shqipëri’, shkruan Berisha.

