Berisha: Rama shkatërroi bujqësinë, asnjë investim për rrugë, deputetët e PS vetëm për kryetarin e tyre



Nga Gramshi, Sali Berisha tha se për fshatrat e Geramshit mungesa e rrugëve është problematike dhe se nëse nuk do të kishte as drita mund ta çosh edhe 300 vite mbrapa.

Berisha shtoi se qeveria shkatërroi ky bujqësinë, i shkatërroi fermerët, se hapi Ballkanin e Hapur dhe vërshojnë nga të 4 anët.

Berisha: Uji është pasuria e të gjithë pasurive të tjera. Dhe në këtë aspekt, Gramshit nuk i afrohet asnjë rreth tjetër. Por sa përfiton Gramshi nga këto pasuri, përrallore janë në çdo aspekt. Unë dëgjova Kodheli, Hasimin, që as fshatrat buzë liqenit nuk sigurojnë vaditjen. Çfarë pasurie është kjo atëherë? A është një bekim apo një mallkim për qytetarin. Do të vijmë tek rruga. Pra, çfarë përfitoi Gramshi nga ndërtimi i hidrocentralit. Pas përfundimit të punimeve, asnjë qindarkë sepse e zhduku rentën. Në vend që tu linte ju, e kudo autoriteteve lokale, rentën për minierat, ujërat e të gjitha, aktin e parë, një nga aktet më pa moralë, hoqi rentën për të ngrohur xhepin vetes dhe oligarkëve të tij. Vijmë tek rrugët, e ke shumë të drejtë.

Mungesa e rrugëve, një fshat që nuk ka rrugë miqtë e mi, po të mos kishte edhe elektricitet mund ta çosh edhe 300 vite mbrapa. Edhe 300 vite më parë, edhe 500 vite më parë, rrugë ka patur, por kanë qenë rrugë qerresh. Shkoni e shihni rrugët e Kotkës, rrugë të tjera me radhë, rrugët e fshatrave janë absolutisht rrugë të nivelit mesjetar, baltë dhe vetëm baltë. Sa kanë asfaltuar gjatë këtyre 10 viteve, çfarë kanë bërë. Zero dhe nuk kanë as mirëmbajtur ato që janë asfaltuar më parë. Hasimi ka për rival një ish-deputet. Tani të ju pyes unë ju, a e dëgjuat të flasë këtë Ajazin të flasë për Gramshin në parlament, unë nuk e kam dëgjuar. Nuk flasin ata për ju.

E di si më bëhet nganjëherë të ua them haptas? Të ik, sepse nuk flasin asnjëherë për qytetarin. Flasin vetëm për kryetarin, sukseset dhe qytetarët për ta nuk ekzistojnë. U ngrit një deputet i tyre dhe shtroi diçka për fermerët, desh e hëngrën me lecka të gjallë. Nuk ekzistojnë qytetarët për ta. Pa le më rrugët, shkollat, prodhimet, asgjë. Më thoni ju. Dje po lexoja 160 lekë kilogrami i qepëve. Po pse, sepse vijnë nga Kina. E shkatërroi ky bujqësinë, i shkatërroi fermerët, se hapi Ballkanin e Hapur dhe vërshojnë nga të 4 anët. Ju garantoj unë ju, se ka fshatra në Devoll të cilët nëse do të kishin tregun të sigurtë, prodhonin qepë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën dhe Maqedoninë, se janë prodhues të hatashëm të qepës. 

EMISIONET