Berisha: Rama 22 mln euro për fluturime, Balluku ha biftek 1000 euro, pylli i Veliajt i 1 milionë vjedhjeve

Sali Berisha nga Roskoveci u shpreh se nuk mund të rritet rroga në 900 euro brenda 1 viti, sepse po të bëhet, të paktën minimumi 90% e sipërmarrjeve falimentojnë menjëherë.
Ai tha se Edi Rama udhëton me avion me 22 mln euro shpenzime dhe se deklaratat e Veliaj për 1 milionë pemë janë vetëm për 1 milionë vjedhje.
Berisha: Nuk mund të rritet rroga minimale kurrë në 900 euro brenda 1 viti, sepse po ta çosh 900 euro rrogën minimale, të paktën minimumi 90% e sipërmarrjeve falimentojnë menjëherë. Shet injorancë, shet pashpirtësi kudo që shkon, sikur njerëzit nuk dinë asgjë se çfarë ndodh në këtë botë. Ka hall të mashtrojë, të marrë ato vota dhe të vazhdojë siç ka vazhduar. Ndaj dhe të bashkohemi, çfarë jemi, socialistë, demokratë, të paparti që të gjithë së bashku. Nuk është çështja këtu vetëm për kryetarin e ri të bashkisë, është çështja për mesazhin e fuqishëm të ndryshimit të Shqipërisë. Ndryshimi është në duart tuaja, është në votën tuaj.
Po pse u katandisëm ne kështu? Sepse zotëria Edi Rama udhëton me avion, 22 mln euro shpenzime. Sepse Bufi shkon në Antalja me interesat e pensioneve të invalidëve. Sepse Balluku porosit biftekun 1 mijë euro. Këta ju urrejnë ju, ju përçmojnë ju. Për këta qytetarët janë inferiorë, janë qenie të dorës së dytë. Sepse këta në çdo punë publike vjedhin 80-90% të çmimit. Ndërtojnë rrugë si kurrkund në botë, në fushë 24 mln euro kilometrin. Ndërtojnë shkolla, 6 milionë euro. A e morët ju vesh se çfarë ndodhi në Tiranë. Na doli pylli 1 milionë pemë. Vjedhja e tyre ka kufi vetëm qiellin. Dhe në ato 1 milionë pemë, do të thotë të bësh një rresht me 3-4 radhë nga Buna në Kepin e Stillos, do të thotë një pyll 6 deri në 9 mijë hektarë. Po pse e shpall 1 milionë thoni ju. Jo, jo është 1 milionë vjedhje. Vjedh paratë e fidanëve, dhe prandaj thotë unë i mbolla. Po ku i mbolle? Çfarë ti thuash.
A mund ta imagjinoni ju. Duke ardhur këtu mu kujtua një rast. Një shofer taksie i thotë një miku tim. I thotë, si je, si të del hesapi, do iki thotë, do ik sepse në vitin 1993 bleva një traktor, solli qeveria 2 mijë traktorë. Sollëm në atë kohë traktorë të vegjël kultivatorë. I shitëm me 2 mijë dollarë. Tani i kërkojnë pas 30 vitesh, i kërkojnë të paguajnë, kur ato janë falur me dekret të presidenti të republikës, i kërkojnë të paguajnë kredinë dhe ja kanë shumëfishuar dhe thotë të ikë të fitoj para se nuk kam rrugë tjetër. Pra shiko si ua nxijnë jetën, nuk lejnë gjë pa bërë për ti përzënë nga Shqipëria. Ndërkohë për vete Edi Rama blen 4 milionë euro vazo druri për në oborrin e kryeministrisë. Ndërkohë Erion Veliaj blen pishën me 5600 euro, fidanin e pishës. Po ai fidan floriri të ishte nuk mund të shkonte aq. Por këta janë ato që janë.

