Berisha: McGonigal e ka tronditur Ramën. Ndërkombëtarët ta ndalojnë në futjen e hundëve në punët e brendshme të Kosovës

Ish-Kryeministri Sali Berisha nga konferenca e përjavshme për mediat u shpreh se dosja e dënimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal, e ka tronditur jo pak kryeministrin Edi Rama.

“Zhvillimet dramatike në aferën McGonigal, pranimi nga McGonigal i 6 akuzave të lidhura direkt me Edi Ramën dhe ndihmësit e tij, kanë tronditur dhe çorientuar në shkallë ekstreme këtë të fundit.

Edi Rama është bashkëfajtor në të gjithë dosjen shqiptare me McGonigal.

Por, ka dhe një problematike tjetër të madhe se në rast se McGonigal në deklaratën e tij, ka pranuar6 akuza të një pike të aktpadisë dhe e ka cituar personalisht 11 herë Edi Ramën, pra e ka lëshuar në rënie të lirë, për t’i dëshmuar gjykatëses se ky është po aq fajtor sa McGonigal, marrëveshja, të cilën ju ia paraqitët publikut, ka dy pika të tmerrshme, në të cilat mediat nuk u ndalën.

Njëra prej tyre thotë se gjykatësja nuk ka asnjë detyrim të pranojë këtë marrëveshje dhe të mos urdhërojë hetime të tjera dhe të mos vlerësojë çështje të tjera në gjykimin e McGonigal.

Por e vërteta është se e njëjta pikë ekziston për prokurorinë. Prokuroria, megjithëse ka firmosur marrëveshjen, nuk ka asnjë kufizim për të hetuar rreth këtyre pikave që ky ka pranuar, gjer në shkurt të vitit të ardhshëm.

Akuza e vetme e pikës së aktpadisë për Edi Ramën, që nuk reflektohet në deklaratën e McGonigal, është gjobëvënia. Ajo ishte aspekti më i shëmtuar i veprimtarisë si grup kriminal i strukturuar.

Pra, gjobëvënia, lufta kundër opozitës, ndryshimi i licencave janë tre momentet klasike, në të cilat Edi Rama, McGonigal, Agron Neza, Dorian Duçka, Damian Gjiknuri, etj, rreshtohen, grupohen si grup i strukturuar kriminal.

Për të gjitha këto, ne do përpiqemi të paraqesim çdo fakt, dokument para drejtësisë amerikane, por edhe drejtësisë shqiptare”, u shpreh kryeministri Sali Berisha.

Lidhur me zhvillimet në Kosovë pas sulmit terrorist në veriun e saj, Berisha përshëndeti kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për hetim ndërkombëtar të ngjarjes së rëndë.

Ndërkaq, Berisha i bëri apel ndërkombëtarëve ta ndalojnë Edi Ramën në përfshirjen e tij në punët e brendshme të Kosovës.

"Në këtë situatë suicidi politik të Edi Ramës, ai është bërë shumë i rrezikshëm për rajonin. Shumë i rrezikshëm për Shqipërinë.

Skenari, akti terrorist që kryen falangat terroriste në Banjskë të Zveçanit, kishte një begraund të parapërgatitur nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç.

Burimet nga Kombet e Bashkuara, bëjnë me dije se në sallat e kësaj selie, në një takim jopublik, dy kryeministrat, përveç atij të Serbisë, kanë paraqitur kërkesa që komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, të vendosen nën kontrollin e KFOR-it.

Pse del Edi Rama, thoni ju? Edi Rama del se me datën 24 shtator, në orën 11, sapo u mor vesh vrasja e policit në krye të detyrës, Edi Rama vrapoi me të madhe të kërkojë konferencën ndërkombëtare për Kosovën.

Tezë kjo e diskutuar dhe sugjeruar edhe në këtë mbledhje. Kërkesë kjo e paraqitur direkt nga Aleksandër Vuçiç, kërkesë kjo e paraqitur nga terroristët e Listës Serbe, para Edi Ramës.

Çfarë fshehin këto qëndrime? Edi Rama me Aleksandër Vuçiç, padronin e tij, ka vetëm një plan: zhbërjen dhe ndarjen e Kosovës.
Nëse veriu do të shkëputej nga autoriteti i institucioneve legjitime të Kosovës, vetëkuptohet që kjo do ishte një fazë e parë për një status sui generis që do përfundonte në aneksim dhe ndarje të Kosovës.

Fatmirësisht, kjo përpjekje e këtij grupi qeveritarësh të inkriminuar në shkallën më të lartë, Aleksandër Vuçiç, një kryeministër i cili është i implikuar direkt në gjenocidin ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve në luftën e fundit, një president me lidhje kokë e këmbë me Belivukun dhe belivukët e tjera.

Edi Rama, një kryeministër famoz për korrupsionin transnacional, Edi Rama një kryeministri lidhur me belivukët shqiptarë, me të gjitha bandat, me Bajrët, me Pëllumb Gjokën.

Meqë jam te Bajrët, kërkoj hetimin e udhëtimeve të Taulant Ballës me Pëllumb Gjokën në Itali. U bëj thirrje autoriteteve italiane të bëjnë publike udhëtimet e Ballës me Kolombo Gjokën.

Edi Ramë është kryeministri i Belivukëve shqiptarë dhe armiqësia e tyre me Albin Kurtin, është genuine për faktin e vetëm se ai është i zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të Kosovës, i palidhur me asnjë Belivuk apo Kolombo të Edi Ramës.

Në këtë kontekst, dënoj me ashpërsinë më të madhe këto qëndrime.", deklaroi Sali Berisha.

EMISIONET