Berisha: Këto zgjedhje janë vendore, por ne do të largojmë nga qeverisja një sekt që quhet Rilindje

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi gjatë takimit me banorë të Kamzës se zgjedhjet e 14 majit do të shërbejnë për të larguar nga Rilindja një sekt që quhet Rilindje.

"Këto zgjedhje, janë vendore, zgjedhim së bashku qeveritarët tanë vendorë dhe këto kanë një rëndësi shumë të madhe, sepse me këtë rast ne largojmë nga qeverisja vendore një sekt që quhet Rilindje, i cili po të kishte një emër të dytë do të quhej vjedhje, po të kishte një vjedhje të tretë, do të quhej hajni, po të kishte një emër të katërt do të quhej, mashtrim, do të quhej, antishqiptar.
Nuk ka asgjë të përbashkët me shqiptarët e tjerë, demokratët, socialistët dhe të paparti.

Sot kjo betejë është një betejë më e rëndësishmja e zhvilluar në Shqipëri që nga viti 1992. Në vitin 1992 ne së bashku përmbysëm monizmin stalinist 45-vjeçar. Monizëm që u krijoi shqiptarëve dhe Shqipërisë katastrofën më të madhe politike, sociale dhe ekonomike. Por sot përsëri pas 32 vitesh, Edi Rama ka përqendruar në duart e tij, 10% më shumë pushtet seç kishte diktatori komunist në vitin 1992.

Monizmi është dramë, është tragjedi për çdo komb, monizmi, ky pushtet i përqendruar në dorën e një njeriu dhe të një sekti që quhet Rilindje, po largon shqiptarët çdo ditë, më shumë se çdo pushtues në një vend tjetër. Më shumë se çdo luftë civile, më shumë se një luftë rajonale, po i largon nga Shqipëria.

Kamza, Tirana, Shqipëria sot ka humbur gjatë këtyre 8 viteve mbi 1 mln banorë, ka humbur 35%, 1/3 e popullatës. Të gjithë ne së bashku jemi 1/3 më pak, se njerëzit tanë janë larguar, largohen nga ky vend për arsye se nuk ndërtojnë jetën e tyre.
Tirana, Kamza, Shqipëria largohen dhe pakësohen qytetarët e tyre, sepse ata vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen," tha Berisha.

EMISIONET