Berisha: Kandidatët tanë të dalë nga primaret, përballë kanë kandidatët e Edi Ramës duarziut

Berisha: Kandidatët tanë të dalë nga primaret,

Nga Lushnja, Sali Berisha u shpreh se demokratët janë mbledhur në oborr e godinës ku në 21 Janar të vitit 1920, burrat e kombit vendosën pavarësinë e Shqipërisë, pasi ju mor ajo e Vlorës.

Ai shtoi se kandidatët demokratë përballen me përfaqësuesit e monizmit, që mbulon vendin, për të cilët nuk ka votuar asnjë qytetar shqiptar, asnjë socialist shqiptar.

Berisha: Të rikthejmë në Shqipëri, idealin e kongresit të Lushnjes, idealin e kësaj shtëpie që qëndron krahas shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit dhe asaj të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, shtëpia e tretë më e rëndësishme e kombit shqiptar. Ne mblidhemi në këtë oborr ku në 21 Janar të vitit 1920, në fakt burrat e kombit vendosën pavarësinë e Shqipërisë, e cila pas shpalljes në Vlorë, ju mor përsëri shqiptarëve. Pra këtu pas vitesh pushtimi nga vitet 1912-1920, vendosën atdhetarët, patriotët, shtetarët e këtij vendi, vendosën Shqipërinë e pavarur, vendosën Shqipërinë pluraliste demokratike.

Pra kjo ndërtesë, ky vend, është në fakt dhe djepi i pluralizmit politik të Shqipërisë. Ne me 14 maj, paraqitemi në votime për kandidatët tanë për kryetarë bashkie dhe paraqitemi krenarë sepse këta kandidatë kanë dalë për herë të parë, mbi një garë pluraliste brenda partisë. Pra kanë dalë me konkurrencën e ndershme brenda partisë, kanë dalë me votën e lirë, me besimin tuaj. Përballen me përfaqësuesit e monizmit, që mbulon vendin, për të cilët nuk ka votuar asnjë qytetar shqiptar, asnjë socialist shqiptar. Të cilët janë emëruar mbi kritere mafioze, nga Edi Rama, njeriu që në dy mandate, ja doli të përqendrojë në duart e tij të zeza, të gjitha pushtet. Sot çdo pushtet është në duart e një njeriu dhe ky njeri përdor pushtetin sipas interesave të tij personale, dhe interesave antiqytetare dhe antishqiptare.

EMISIONET