Berisha: Do ta shporrim Ramën, protestat do të jenë të fuqishme

Duke paralajmëruar se protesta do të jetë e fuqishme me një  11 shkurt, Sali Berisha deklaroi në "Ora e Betit" se opozita do ta shporrë Ramën nga karrigia e kryeministrit.

"Ne do ta shporrim Edi Ramën në një akt dhe mision epik si armik primitiv që kërkon të shuajë pluralizimin në Shqipëri. Alibasha përfaqëson një përqindje fare të vogël. Ky (Rama) do partinë e madhe që përmbysi etërit e tij ta shndërrojë në një gjë të parëndësishme dhe të vazhdojë verprën e tij të zezë që nisi me McGonigal. Jo. Do ti përgjigjen shqiptarët.Protesta do të jetë të fuqishme".

Ai shpjegoi edhe rolin e ambasadores amerikane.

"Këtu ka ndërhyrë, e kam demaskuar, zonja Yuri KIim. E ka pranuar se ka ndërhyrë, e shiti Erion Veliaj. Veliaj pasi e mori përsipër dhe bëri ndërhyrjen më dërgoi fjalë se e kam bërë dhe ajo se mohoi dot".

Ai tha  se vula dhe sigla e PD-së nuk po regjistrohen me urdhër të Ramës.

"Ky është skenari i nisur me McGonigal dhe që vazhdon Edi Rama në mënyrën më kriminale. Vendimi nuk regjistrohet vetëm me urdhër politik nga Edi Rama, ka urdhëruar kancelarin: Mos regjistro vendimin e gjykatës! Enkelejd Alibeaj në kundërshtim me çdo parim ka kërkuar të bëhet palë me një proces që nuk është.Nuk ka armiq më të egër të ligjit dhe drejtësisë sësa prokurori dhe gjykatësi që shkruan ligjin".

EMISIONET