Ben Andon “skanon” në Ora News vitin që po lëmë pas
Viti 2023 u shënua nga shumë ngjarje politike dhe diplomatike për Shqipërinë. Shqipëria ka përfunduar mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit.
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani tha se Shqipëria ka luajtur një rol dinjitoz dhe se ka arritur të jetë një zë i fortë dhe i besueshëm në Këshillin e Sigurimit, duke rritur profilin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Për këtë, analisti Ben Andoni i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” tha se Shqipëria nuk është se ka pasur ndonjë sukses të theksuar.
“Përpara se ta gjykojmë Këshillin e Sigurisë së OBK-së duhet të dimë strukturimin e saj, ku 5 vendet më të rëndësishme botërore janë të përhershme dhe 10 vende të tjera janë plotësuese, për shkak të konjukturave
Vetot që bëhen nga 5 vendet më të fuqishme të cilat jo vetëm përcaktojnë zhvillimet botërore, por caktojnë dhe kahjet. Dhe në këtë sens Shqipëria ka luajtur një rol të mirë në vetë përshtatjen e një roli të tillë. Por vetëm kaq.
Ju e dini që ka pasur zhvillime të jashtëzakonshme, si pushtimi i Ukrainës dhe lufta në Gaza, dhe e vetmja gjë që ka bërë Shqipëria ka ngritur zërin, por të marrësg se Këshilli i Sigurisë i drejtuar nga Shqipëria ka pasur ndonjë sukses, nuk e di”, tha ai.
Në vlerësimin e tij Andoni tha aktiviteti i SPAK-ut këtë vit ka bërë diferencën.