"Bashkë fitojmë", PD dhe Partia e Lirisë dorëzojnë kërkesën në KQZ për regjistrimin e koalicionit
"Bashkë fitojmë!" Ky është emri i koalicionit opozitar që do të garojë në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Pjesë e tij janë katër parti: Partia e Lirisë, Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia e të Drejtave të Njeriut dhe ajo Demokristiane.
Kërkesa u paraqit sonte në KQZ nga nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari dhe perfaqësuesi ligjor i PD, Ledio Nuraj.
Drejtuese politike e koalicionit është PD, ndërsa partia udhëheqëse e koalicionit është PL.
Nuraj: Jemi në bindjen e plotë se PD do të pranohet nga KQZ si pjesë e këtij koalicioni pasi është partia më e madhe opozitare, është ajo parti që përfaqëson zgjedhësit opozitarë të Republikës së Shqipëri, është ajo parti që paraqet alternativën ndryshe sëbashku me koalicionin me bazë të gjerë.
PD do të regjistrohet pasi mbështet dhe ka nxjerrë përfaqësuesit e të gjithë elektoratit të saj me votë të lirë nga Primaret që janë kandidatët që do të kandidojnë për zgjedhjet lokale të 2023 për kryetarë bashkish.
Pyetje: Sa bashki mendoni se do të fitoni?
Nuraj: 61.
Braimllari: Është koalicioni i fitores dhe koalicioni më i gjerë që keni parë ndonjëherë.