Balliu: Rama barazon Kosovën me Serbinë tek ndërkombëtarët

Balliu: Rama barazon Kosovën me Serbinë tek

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka reaguar lidhur me qëndrimet e mbajtura nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama lidhur me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes rrjeteve sociale, Balliu thotë se Rama barazon Kosovën me Serbinë tek ndërkombëtarët.

“Rama barazon Kosovën me Serbine tek ndërkombëtarët!

Nëse do shikojmë deklaratat e Ramës veme re se ai u drejtohet palëve.

Palët, deklaron Rama, s’munden të marrin peng rajonin, nacionalizmat e dy palëve nuk i shërbejnë dialogut.

Si mund të barazosh pushtuesin me të pushtuarin? Si mund të barazosh vrasësin me viktimën?

Këto deklarata kanë vetëm një qëllim,të justifikojnë Serbine tek ndërkombëtarët siç dhe ka bëre më parë kur i kërkontë BE të mirkuptonte Vuçiçin për mbështetjen e tij ndaj Rusise për luftën në Ukrainë”, shprehet në reagimin e tij, ish-ligjvënësi demokrat, Klevis Balliu.

EMISIONET