Baçi: Aksioni ynë do përshkallëzohet. Po mundohen të largojnë opozitën e vërtetë se duan për të kalojnë ligjet më lehtë

Baçi: Aksioni ynë do përshkallëzohet. Po mundohen të

Një ditë më parë, socialistët në Sekretariatin e Etikës në Kuvendin e Shqipërisë vendosën përjashtimin me 10 ditë të 18 deputetëve të PD-së nga seancat plenare pas kaosit që u krijua në seancën e fundit, ndërsa me 20 ditë deputetin, Ervin Salianji.

Konkretisht vendimi u mor për deputetët demokratë: Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Saimir Korreshi, Kasem Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, dhe Luan Baçi.

Ky i fundit në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora Neës”, akuzoi me tojne të ashpra mazhorancën socialiste e cila siç tha ai, socialistët në bashkëpunim me patericat e saj duke nënkuptuar deputetët e drejtuar nga Lulzim Basha, po kërkojnë që të largojnë opozitën e vërtetë, për t’i hapur rrugë votimeve të projektligjeve klienteliste të tyre.

“Në mbledhjen e Kryesisë u vendos që do të ketë një përshkallëzim të aksionit tonë opozitar. Në javët në vazhdim do të ketë të tjera takime dhe shtrirje në bazë me struktura të PD-së. Ajo është e organizuar në të jgith hallkat e saj drejtuese dhe ka një ndihmesë të veçantë nga njerëz me potencial të veçantë në sektorin e organizimit.

Ne kemi kryetarin të arrestuar dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë fuqishëm të gjithë bashkë për të luftuar dhe sensibilizuar mbarë opinionin publik për këtë situatë.

Në fakt para disa kohësh ka qenë një përjashtim akoma më i madh të deputetëve, një grup prej 23 deputetësh në një seancë. E veçanta kësaj radhe është se ne në këtë seancë kemi pasur një qëndrim krejtësisht i ndryshëm nga çfarë kemi bërë në seancat e tjera.

Nuk kishim as tymuese dhe asgjë, thjesht qëndruam me pankarta në dorë dhe vetë Lindita Nikolla në atë seancë nuk pati nevojë as për mbrojtje nga Garda”, u shpreh ndër të tjera, ligjvënësi demokrat Luan Baçi.

luan baçi katerina hysenllari

EMISIONET