Avokati tregon defektet e kodit penal: Kush nuk bën 1 vit burg për 50 mln euro të vjedhura? Ja pse SPAK po vonohet me Ahmetaj
Avokati Leonard Karaj i ftuar në "Drejt"thotë se SPAK nuk po ngutet me Arben Ahmetaj sepse po kërkon të nxjerrë një aktakuzë të pacënueshme në gjykatë.
Karaj: Unë shoh një lloj qetësie që SPAK të shkojë drejt një aktakuze të pacënueshme. Fakti që e shtrin në kohë dhe nuk po nguten për të nxjerrë një aktakuzë ndaj zotit Ahmetaj është qasja për të pasur një akuzë, e cila të mos jetë e cënueshme në gjykatë. Arsyetim tjetër nuk ka.
Ai vuri në dukje se të gjithë ata që bëjnë korrupsion domethënës në këtë vend në fund përfundojnë te neni i famshëm i shpërdorimit të detyrës.
Karaj: Nëse ka dy gjëra të turpshme në jurisprudencën shqiptare është neni për konfliktin e interesit dhe shpërdorimit të detyrës. Ti bëhesh ministër apo drejtor, vjedh 50 mln euro dhe pastaj shkon me një akuzë si shpërdorimi i detyrës që në të mirën e gjësë është 5 vjet burg, me gjykim të shkurtuar shkon 3 vjet burg dhe doli për 1 vit e gjysmë. Kush është ai njeri që për 50 mln euro nuk e bëka një vit burg?