Andoni: Opozita marketing me protestat. Kosova përballë zgjidhjeve të vështira, ne merreme me problemet tona
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria do shpërthejë me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare sa i takon çështjes së fundit “McGonigal”.
Lidhur me këtë deklaratë të kreut të PD ka reaguar dhe Ben Andoni, analist në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj.
Andoni tha se deri më tani opozita i ka bërë marketing vetes me protestat si dhe ka mbajtur me një lloj karburanti militantët.
Ajo që është shqetësuese sipas analistit është fakti që "që Kosova është gati përballë zgjidhjeve të vështira dhe sa herë ka probleme të tilla ne ndodhemi përballë situatave të tilla, ku merremi me problemet tona të brendshme në vend që të investonim për to në këtë moment".
Ben Andoni: Ata kështu thanë dhe në korrik dhe në gusht madje pritej që të bëhej një protestë e fuqishme në gusht. Përveçse bënë marketing ata kanë bërë vetëm 2 protesta. Jo vetëm nuk ka pasur qasje për protestë por përveç fjalëve të mëdha ka shërbyer vetëm skandali i fundit që nuk është më vetëm skandal por është problem për demokracinë. Mendoj se kemi një problem të madh. Opozita thjesht ka nevojë për një lloj karburanti dhe do ti mbajë militantët me një lloj karburanti. Ajo që më shqetëson është që Kosova është gati përballë zgjidhjeve të vështira dhe sa herë ka probleme të tilla ne ndodhemi përballë situatave të tilla, ku merremi me problemet tona të brendshme në vend që të investonim për to në këtë moment.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.