"Kamza meriton një gomar", Andoni: Gjuha e Ramës, denigruese. Reagimi i kandidatit socialist zhgënjyes

Analisti Ben Andoni i ftuar në emisionin "Drejt" në RTV Ora analizoi gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama gjatë takimeve elektorale. Një ndër to ishte dhe në një takim në Kamzë, ku Rama i drejtohet kandidatit socialist Rakip Suli si "gomar".

Ben Andoni: Për këtë rast, Andoni u shpreh se gjuha e përdorur është e pavend në publik duke qënë se ka një impakt disafish më shumë në publik, ndërsa akoma më zhgënjyes është reagimi i Sulit, që sipas tij imponohet nga pushteti që ka kryeministri.

Nuk përdoret në publik me këtë lloj konotacioni. Unë mendoj që fuqia e propagandës së Ramës është e tillë sa ai besoj gjithçka. Ai shkon dhe del para faktit, faktin e krijon në bazë të propagandës dhe mënyra se si reagon kryetari i Bashksië Kamëz është zhgënjuese. E para sepse këto gjëra nuk lejohen, e dyta ca gjëra i parashtrohen  dhe kryeministrit tonë.

Ai të ka në dorë mandatin dhe kjo gjuhë komunikimi për njerëz si z. Rama që nuk arrijnë të kuptojnë, amplifikohet në publik disafish më shumë dhe prandja në vendin tonë dhuna, ofendimi, zeri i lartë janë kaq të natyrshme. Po ta ndjekësh me kujdes e gjithë alegoria e Ramës është maja e propagandës por e përodrur në një mënyrë të tillë... duhet ët ishte shumë më e kuruar. Kjo diferencë që mban me kandidatët tregon që ndryshimi i elitave këtu është i pamundur.

 

EMISIONET