Ambasada gjermane përshëndet mbylljen e tre kapitujve të negociatave me BE-në: Shqipëria duhet të vijojë reformat

Ambasada gjermane përshëndet mbylljen e tre kapitujve të

Ambasada gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e përkohshme të tre kapitujve të parë në procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm në rrugën drejt integrimit.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ambasada mirëpriti Konferencën e nëntë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së dhe mbylljen e kapitujve 25, 26 dhe 30, që lidhen me kërkimin shkencor dhe inovacionin, arsimin dhe kulturën, si dhe marrëdhëniet e jashtme.

Sipas ambasadës gjermane, ky zhvillim tregon gatishmërinë e Shqipërisë për t’u afruar më shumë me politikat dhe standardet e Bashkimit Europian, duke forcuar bashkëpunimin në fusha të rëndësishme.

Ambasada vlerësoi përpjekjet e institucioneve shqiptare për arritjen e këtij momenti dhe bëri thirrje që vendi të ruajë ritmin e reformave edhe në kapitujt e tjerë të negociatave.

Në reagim thuhet se Shqipëria duhet të ndërtojë mbi këtë progres dhe të vijojë punën me të njëjtën vendosmëri për të arritur rezultate të qëndrueshme, veçanërisht në fushat që lidhen me kapitujt themelorë të procesit të integrimit.

Gjermania rikonfirmoi mbështetjen për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe nënvizoi se përparimi në procesin e anëtarësimit do të varet nga rezultatet konkrete dhe përmbushja e kritereve të vendosura nga Bashkimi Europian.

EMISIONET