Alibeaj, "lumë" akuzash ndaj Berishës në nisje të fushatës, Basha i mbështet virtualisht

Në sfidën e parë zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, doli kundër të gjithëve.

"Sot kjo parti është nën agresion. Partia Socialiste, pasardhëse e ish-komunistëve shqiptarë, me në krye një kryeministër mafioz si Edi Rama, një pazarxhi politik si Ilir Meta, bashkë me Sali Berishën, ish-kryetarin tonë dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë të shpallur non-grata nga aleati ynë madhor, SHBA, si minues i demokracisë dhe inkurajues i korrupsionit madhor në vend, në koordinim të hapur dhe të fshehtë me veglat e tyre në pushtet me sistemet mediatike dhe mafioze të tyre, me korrupsionin e 30 viteve, i janë futur një sulmi që nuk po njeh të ndalur".

Koha, tha Alibeaj, e ka vënë PD para një misioni historik.

"Ne, demokratët euroatlantikë jemi kundërshtarët e vendosur të regjimit në fuqi. Ne kërkojmë përmbysjen sa më parë të këtij regjimi, shkurtimin e ditëve të kësaj qeverie dhe rrëzimin e saj. Kjo është e mira e Shqipërisë dhe e shqiptarëve".

Roland Bejko, kandikdat i partisë së themeluar nga Sali Berisha kishte një kërkesë për ish-kryetarin.

"Kam edhe një mesazh për ty Sali Berisha. Hiqni dorë nga sulmet mbi Partinë Demokratike. Hiqni dorë nga pengimi i Partisë Demokratike në misionin e saj për të demokratizuar Shqipërinë dhe për ta çuar atë në europë. Sali Berisha hiqi gishtat nga sytë e demokratëve. Hiqi duart Sali Berisha dhe lëri demokratët të firojnë, lërini shqiptarët të ndryshojnë, ta largojnë nga pushteti këtë dyshe të keqe, Edi Rama dhe Erion Veliaj".

Në sallë mungoi ish-kryetari Lulzim Basha por që zgjodhi ti mbështesë virtualisht.Për Alibeajn dhe deputetët e tij mbështetës, zgjedhjet e 14 majit do të jenë mënyra e duhur për të kthyer dinjitetin e PD.

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET