Aleati i Berishës takime me kongresmenë amerikanë, Mediu: Kundër agresionit rus dhe influencës së Kinës në Ballkan
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zhvilluar në vizitë ShBA, ku është takuar me kongrsmenë në Washington DC.
Në njoftimin e tij në rrjetet sociale, Mediu thekson se qëllimi i kësaj vizite është zhvilliim i ‘Forumit të Sigurisë “Si të kundërbalancojmë agresionin Rus në Ukrainë dhe influencën negative te Kinës në Ballkan” në të cilin është bashkorganizator me Kongresmenin Pete Sessions.
"Washington DC - Gjatë darkës me Kongresmenin Pete Sessions me të cilin kam organizuar Forumin e Sigurisë “Si të kundërbalancojmë agresionin Rus në Ukrainë dhe influencën negative te Kinës në Ballkan” i cili do zhvillohet në dt 31 Janar në Kongresin Amerikan me përfaqësues nga 20 shtete të Europës Juglindore, ishte kënaqësi e vecantë të takoja me kryetarin e Kongresit të SHBA z. Kevin McCarthy.
Në këtë darkë ishim së bashku me kolegen, deputeten e PD znj. Dhurata Cupi", shprehet kreu i PR-së Fatmir Mediu.