Çala: Rilindja babëzi ndaj pronave të qytetarëve, vendimet arbitrare dhe të pakonsultuara

Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Gentian Çala deklaroi këtë të shtunë se vendimet ndaj pronës publike apo private janë arbitrare, të pakonsultuara dhe të gjithë qytetarët e përfshirë ndihen të pambrojtur në pronat e tyre.

“Mjafton të shikoni atë që ndodh aktualisht me zonën e Bërxullës, atë që po bëhet në Drilon dhe Tushemisht, apo me Butrintin, si dhe përpjekia e fundit për të bërë një VKM që u lejon autoriteteve që të prishin objektet që janë më të vjetra se 50 vjet.

Qeveria, e cila harxhon pa masë për projekte ku përfitojnë oligarkët, tregohet mjaft dorështrënguar me qytetarët. Projektet zhvillimore nuk bëhen si duhet dhe nuk marrin në konsideratë ndikimin e tyre në mjedis, në trashëgiminë tonë kulturore, në jetën apo pronat e banorëve. Kjo marrëdhënie e deformuar dhe abuzive e qeverisjes qëndrore ose vendore me qytetarët duhet të marrë fund. Pronat dhe pasuritë tona nuk mund të jenë plaçkë tregu për pushtetarët.

Ne, si Parti e Lirisë, mbështesim qytetarët në të drejtën e tyre për shpronësim real dhe në gjetjen e zgjidhjeve të dëmeve që krijohen nga projektet zhvillimore. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje institucioneve që të bashkëbisedojë me qytetarët dhe të gjejë zgjidhjen e pranuar në interesin e tyre më të mirë. Kërkojmë me forcë që të ketë më shumë transparencë lidhur me projektet që zhvillohen në visaret tona më të çmuara, të cilat po rrezikojnë edhe pranimin e tyre në UNESCO, siç është në rastin e Drilon-Tushemishtit.

Banda Rilindjes në pushtet ka dëshmuar se karakterizohet nga babëzia për pronën publike. Të gjithë ata që e kanë provuar në kurrizin e tyre e dinë mirë. Sot na takon të gjithëve reagojmë dhe të mos presim që të reagojmë vetëm kur kjo na ndodh në pragun tonë. Mundësia më e afërt e reagimit është në zgjedhjet e 14 Majit. Ndaj duhet t’i tregoni me votë se koha e arrogancës mbaroi! Ndryshim me ҫdo ҫmim”, u shpreh Gentian Çala.

partia e lirisë pronat gentian Çala

EMISIONET