S’ndalet lufta Berisha-Alibeaj/ Sefa, KQZ-së: Mos e pranoni koalicionin e këtyre. Celibashi: "Bashkë Fitojmë" hyn në zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar koalicoionin e Opozitës së Bashkuar “Bashkë Fitojmë”, duke rrëzuar kërkesën e Enkelejd Alibejat mos mosa regjistrimin e tij.
Celibashi tha se nisur nga vendimi i KAS për PD-në, në përbërje të këtij kolicioni janë vetëm Partia e Lirisë, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe ajo Demokristiane.
SEANCA
Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike të grupimit të Enkelejd Alibeajt dhe grupit të Sali Berishës kanë vijuar përplasjet e tyre edhe këtë të shtunë në Komisionin Qnedorr të Zgjedhjeve.
Në mbledhjen e sotme ku pritet të miratohen koalicionet parazgjedhore për 14 majin, përfaqësuesit i Alibeajt, Indrit Sefa kërkon që të mos pranohet kërkesa e demokratëve të Berishës për t’u regjistruar si koalicion.
Por kjo është kundërshtuar me forcë nga Altin Kaziaj përfaqësuesi ligjor i Partisë së Lirisë, që është dhe forca drejtuese e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Debatet në KQZ
Indrit Sefa (përfaqësuesi i Alibeajt): Deklarimet duhet të ishin bërë përpara datës 27 Janar 2023 dhe këta deputetë nuk legjitimohen për të bërë një kërkim të tillë. Ndaj mendoj që ky propozim nuk është në përputhje me ligjin dhe komisioneri duhet ta refuzojë. Çështja është për koalicionin “Aleanca Liberale e Djathtë”, jo “Bashkë Fitojmë”.
Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ-së: Kërkesa për koalicionin është në përputhje me Kodin Zgjedhor, pra miratohet koalicioni Aleanca Liberale e Djathtë.
Altin Kaziaj (përfaqësuesi ligjor i PL): Kërkojmë regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Indrit Sefa (përfaqësuesi i Alibeajt): PD është regjistruar si subjekt zgjedhor, PD-ja nuk ka bërë asnjë koalicion. Është përdorur emri dhe logoja e PD-së nga persona të paautorizuar. Kjo kërkesë për koalicion është në shkelje të ligjit dhe komisioneri duhet të marrë masa. Subjektet që pretendojnë se kanë të drejtën të përdorin logon e PD-së nuk janë të autorizuar.
Altin Kaziaj (përfaqësuesi ligjor i PL): Sefa flet në emër të një partie që ende nuk është regjistruar. Kjo parti nuk ka ndjekur hapat që ligjvënësi i ka vënë për t’u regjistruar në KQZ. Mos të bëjmë lojëra fjalësh nga përfaqësuesi i një partie të pa regjistruar.
Franc Nuri (përfaqësuesi i Berishës): Zotit Sefa i mungon legjitimiteti për të ndërhyrë në këtë pikë të rendit të mbledhjes. Marrëveshja për koalicion ka qenë plotësisht në përputhje të Kodit Zgjedhor. KAS mori një vendim skandaloz, ne e kemi ankimuar vendimin dhe po punojmë për ankimimin në Kolegjin Zgjedhor.