"Aktivisti", Xhafaj: Lista nuk ka dalë nga ne, është listëpagesa e bërë publike 18 muaj më parë
Deputeti Etjen Xhafaj deklaron se aoplikacioni "Aktivisti" është për komunikim mes strukturave të PS.
Në "Ora e Betit" ai tha se lista e bërë publike nuk ka lidhje me aplikacionin.
Xhafaj: Nuk është listë që ka dalë nga ne apo ka lidhje me aplikacionin. Kjo është lista e pagave e bërë publike 1 vit e gjysmë përpara dhe janë nxjerrë ca emra dhe janë publikuar paga. Ne nuk kemi as profesione, as vende pune. Aktivisti është aplikacion për komunikim.Kemi angazhuar strukturat e PS që të kemi komunikim të drejtëpërdrejtë. E keni parë listën, në faqen e 125 të listës është presidenti i Repulikës, ka dhe personazhe të tjera dhe janë pagat përbri. Unë mendoj që është ajo listë që prokuroia tha se nuk duhej të ishte publikua kur u publikua para 18 muajsh. Është stuhia e radhës e ngritur mbi një pikë uji. Aplikacioni ka katër muaj që funksionon.
Genti Progni, i cili ka bërë denoncimin e platformës, thotë se mban përgjegjësi të plotë për atë që ka publikuar.
Xhafaj tha se do të ndjekin në rrugë ligjore për këtë çështje.
Xhafaj: Do ta shikojmë ligjërisht. Ka një ligj dhe një komisioner për ruajtjen e të dhënave personale, do ndjekim rrugën ligjore. Nuk mund të futen njerëzit aty dhe të bëjnë emrat publikë. Aplikacioni ka 4 muaj e gjysmë.

