Aksioni i PD-së në Kuvend, Açka: Mbështes kolegët, miratoj kërkesën për ngritjen e 8 komisioneve
Deputetja e PD-së, Flutura Açka në një intervistë në Ora News foli për aksionin e partisë demokratike në Kuvend dhe në gjykata. Açka u shpreh se mbështet kolegët e opozitës dhe miraton kërkesën për ngritjen e 8 komisioneve hetimore.
‘’Kam qenë shumë active. Ka deputetë që zgjedhin flakadanë për të operuar para publikut. Nuk kam patur ndonjëherë një ftesë për të tilla aksione.
Ndoshta edhe organizatoriët e këtyre aksioneve e dinë që qasja ime me parlamentin është e një forme tjetër.
Në kërkesën për komisionet hetimore mund të mos jetë firma ime në të gjitha prej tyre por miratoj nevojën e ngutshme që ka opozita për mënyrën si qeveria po përdor fondet e qytetarëve.
E miratoj kërkesën e kolegëve të opzitës për ngritjen e 8 komisioneve hetimore’’, tha ndër të tjera Açka.