"Ai nuk e ka këtë gjuhë shqipe kaq të pastër" - Kush ia shkruan statuset Erion Veliajt?

Që Erion Veliajt i kanë vjedhur “Facebook”-un apo e ka dorëzuar kjo është tashmë e provuar. Gjuha e tij është ndryshe.
Mjafton të shikosh dy javët e fundit për të kuptuar diferencën e një gjuhe që ka përdorur Erion Veliaj, e varfër, me pak fjalë, propagandiste dhe tashmë kanë filluar të përdorin një leksik ndryshe shumë i kuruar me shumë metafora, krahasime, si violinë, kafkë, pervers, që në fakt tregojnë se qëndrimet e Erion Veliajt përtej këshillave që mund t’i japë Ermir Beta apo studioja e Arben Rakipit, kalojnë në një dorë tjetër. Diku ato “REDAKTOHEN”.
Termat e përdorur nuk janë të Veliajt, ai nuk e ka këtë gjuhë shqipe kaq të pastër.
Përtej statuseve me sharje, përdorimet e pjesëve nga vendimi i gjykatës, sulmet ndaj gjyqtarit apo prokurorit të çështjes ka metafora, ka krahasime, ka terma, ka fjalë, të cilat nuk përdoren nga gjuha e Erionit. I ngjasojnë gjuhës së dikujt tjetër, jo çuditërisht ato ngjajnë me gjuhën e Edi Ramës.
Tani ose dikush nga stafi i Erionit që i ka “vjedhur” rrjetet sociale kopjon gjuhën e kryeministrit, stilin e tij të të shkruarit ose është vetë Rama, i cili REDAKTON në finale mesazhin që do të dalë nga Erion Veliaj dhe gjithçka duket e dirigjuar mjaft mirë.
Mesazhi del në një kohë bosh ku nuk ka asnjë aktivitet të kryeministrit, kur del kryeministri nuk publikohet më ajo fjalë, gjendet ora, termat e caktuar, fjalët krahasuese, fjalët fyese, sharjet, kërcënimet, mesazhet përçudnuese e kështu me radhë.
Nuk është gjuha e Erion Veliajt. Erion Veliajt duket se ia kanë "vjedhur" rrjetet sociale.
Dikush i REDAKTON, ndoshta ky mund të jetë dhe kryeministri./ CNA.al


