"50 vjet - kujtesë kundër harresës"/ Berisha përkujton Revoltën e Spaçit: Frymëzimi nga kjo ngjarje, i përjetshëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merrë pjesë sot në konferencën në përkujtim të 50 vjetorit të Revoltës të Spaçit.

Berisha i ka ftuar ndjekësit e tij që ta ndjekin direkt këtë takim. ndërsa gjatë fjalës së tij ai thotë se heronjtë e Spaçit ishin të vetëdijshëm për egërsinë e regjimit, por vendosën të vdesin për ato ç’ka ata besonin se ishin më të shenjta për ta.

“Mblidhemi sot për të nderuar njërën nga ngjarjet më të jashtëzakonshme në luftën, përpjekjet e njeriut për liri dhe dinjitet. Revolta e Spaçit, kryengritja e Spaçit, shënon pa diskutim kulmin e guximit njerëzor, shënon aktin më të ndritur të qëndresës së njeriut për dinjitet dhe liri. Spaçi është një vend nga më të izoluarit. Këtij izolimi i shtoheshin të gjitha masat dhe rrethimet e sigurisë së kampit të përqendrimit.

Të burgosurit në këtë burg, të vetëdijshëm se nuk kanë asnjë shans për të fituar kauzën e tyre, vendosën të firmosin ekzekutimin me aktin që ata bënë, me revoltën që ata organizuan. Në këtë kontekst, po të kemi parasysh se ata janë në krye të heroizmit të njeriut, ata ishin burgosur për kundërshtim ndaj regjimit, por midis asaj që të vazhdonin të kalonin ditët e dënimit dhe të prisnin që një ditë të mund të dilnin jashtë burgut dhe kampit, ata zgjodhën sfidën me sakrificë sublime. Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Peka, Hajër Pashai dhe shumë heronj të tjerë lanë një mesazh të shkruar me jetën e tyre, me sakrificën e tyre sublime, ndoshta mesazhin më të çmuar për njeriun.

Është përdorur një slogan gjerësisht: më mirë i vdekur se i kuq, por mesazhi i tyre është më mirë i vdekur se pa dinjitet, se sa pa liri. Kjo ishte sfida absolute që ata i bënin regjimit mizor. Ky është edhe mesazhi më i fuqishëm ata i japin njeriut të qytetëruar. Heronjtë e Spaçit në kryengritjen e tyre nuk kishin asnjë lloj mbështetje apo solidarizimi, përveç njëri-tjetrit. Ata ishin të vetëdijshëm për egërsinë dhe barbarinë e xhelatëve të regjimit. Armët dhe mjetet. Por ata shënuan kulme të heroizmit shqiptar, pasi vendosën të vdesin për ato çka njeriu ka më të shenjta, më të shtrenjta, për dinjitetin e tij, për liritë e tij”, theksoi Berisha.  

EMISIONET