2 vite luftë/ Ambasadori i Ukrainës për “Ora News”: Shqipëria, vend i vogël, por me zemër të madhe. Zeklenski, në Tiranë më 28 shkurt
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri ka treguar agjendën e presidentit Zelenski i cili viziton vendin tonë me datën 28 shkurt. Në një intervistë për “Ora News” ambasadori foli për dy vite luftë në vendin e tij!
Me datën 28 nëntor Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenski pritet të jetë në Tiranë në vizitën e tij të parë në Shqipëri, ku do të marrë pjesë në samitin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës.
Detajet e vizitës dhe të agjendës së Zelenskit i dha në “Ora neps” ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymir Shkurov.
Amabsadori Shkurov: “Ka qenë një iniciativë shumë e madhe. Samiti, i cili po përgatitet aktualisht, përgatitja nuk është e lehtë, por rëndësia e këtij samiti është sigurisht e pakundërshtueshme.
Në radhë të parë bëhet fjalë për një event i cili mbledhë përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor por edhe të Evropës Juglindore, të cilët shprehin mbështetje pro Ukrainës.
Është një event i rëndësishëm sepse mund të themi që ne, fatin, e kemi disi të përbashkët dhe popujt e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore kuptojnë shumë mirë rrezikun e agresionit rus, sepse edhe ata kanë pasur në historinë e tyre përjetimet e luftës.
Përveç samitit parashikohet edhe një element tjetër të takimeve bilateral.
Planifikohen takime midis presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe qeverisë se Republikës së Shqipërisë, ne shpresojmë që dialogu do të jetë konstruktiv, shpresojmë në zgjerimin e bazës sonë kontraktuale dhe ligjore në marrëdhëniet mes dy vendeve. Sigurisht, meqenëse është vizita e parë e këtij niveli, mendojmë se do të jetë mundësi e mirë për të thelluar marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona”.
Në shënim të dy vjetorit të nisjes së agresionit rus mbi Ukrainë përfaqësuesi diplomatik i Kievit në vendin tonë tha se Shqipëria jo vetëm që është renditur në anën e duhur të historisë, por edhe ka ndihmuar shumë Ukrainën.
Amabsadori Shkurov: “Shqipëria ka pranuar edhe ukrainasit të cilët ishin të detyruar tw largohen nga Ukraina për shkak të luftës, Shqipwria ka ndihmuar edhe me statusin e mbrojtjes së përkohshme për shtetasit tanë. Shqipëria ka hapur edhe një qendër për Azil për shtetasit e Ukrainës, ka pranuar edhe disa fëmijë nga Ukraina dhe nënat e tyre, por Shqipëria vijon të mbështesë Ukrainën edhe në të gjitha organizatat me ndërkombëtare me ndikim”.
Amabsadori Shkurov foli edhe për vdekjen e liderit të opozitës ruse në burg Aleksej Navalni duke thënë se ukrainasit janë të shokuar.
INTERVISTA E PLOTE
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov: Ju përshëndes dhe gëzohem t’ju shoh në Ambasadën e Ukrainës përsëri! Ju falënderoj për interesin tuaj, që mbani mend dhe shqetësoheni për faktin që sot është vërtetë dy vjetori i luftës që Rusia ka nisur kundër Ukrainës.
Isa Myzyraj: E keni vizituar vendin tuaj këto kohë? Nëse po, çfarë ndjesie ishte të shikosh vendin tënd teksa lufton për të mbrojtur territorin?
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov: Sigurisht kam qenë pak kohë më parë në Ukrainë. Kam qenë me datat 5 deri më datën 7 shkurt, ishte një udhëtim pune, shumë urgjent.
Kam qenë disa ditë në Ukrainë, në Kiev, ka qenë situata disi e qetë, përveç ditën e fundit, kur ishim duke u nisur, filluan bombardimet në Kiev në orën 7 pa 10 të mëngjesit, fatkeqësisht disa persona kanë humbur jetën.
Një raketë goditi një pallat banimi, ku vdiqën 5 civilë. Por në të njëjtën kohë mund të them që në Ukrainë gjithçka funksionin, të gjitha shërbimet punojnë në mënyrë operative, gjithçka që prishet, shkatërrohet, dëmtohet, restaurohet në mënyrën më të shpejtë të mundshme.
Edhe strukturat tona të emergjencës civile, dhe administratës punon në mënyrë shumë të shpejtë, edhe vullnetarët punojnë në mënyrë shumë aktive, sepse ata po punojnë në rinovimin e pallateve të ndryshme, dhe në sistemet e furnizimit me elektricitet të Ukrainës.
Sigurisht Ukraina vijon të qëndrojë, pavarësisht nga gjithçka, dhe shpresonte fitoren tonën kundër agresionit.
Isa Myzyraj: Presidenti juaj Volodymir Zelenski do të jetë në Tiranë së shpejti, çfarë presim nga kjo vizitë?
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov: Ka qenë një iniciativë shumë e madhe. Samiti, i cili po përgatitet aktualisht, përgatitja nuk është e lehtë, por rëndësia e këtij samiti është sigurisht e pakundërshtueshme.
Në radhë të parë, bëhet fjalë për një event i cili mbledh përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor, por edhe të Evropës Juglindore të cilët shprehin mbështetje pro Ukrainës.
Është një event i rëndësishëm, sepse mund të themi që ne fatin e kemi disi të përbashkët dhe popujt e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore kuptojnë shumë mirë rrezikun e agresionit rus, sepse edhe ata kanë pasur në historinë e tyre përjetimet e luftës.
Përveç samitit parashikohet edhe një element tjetër të takimeve bilateral.
Planifikohen takime midis presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Ne shpresojmë që dialogu do të jetë konstruktiv, shpresojmë në zgjerimin e bazës sonë kontraktuale dhe ligjore në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Sigurisht, meqenëse është vizita e parë e këtij niveli, mendojmë se do të jetë mundësi e mirë për të thelluar marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona.
Isa Myzyraj: Si e keni parë sjelljen e Shqipërisë këto vite në raport me Ukrainën?
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov: Do të them diçka, një fjali të zakonshme ndoshta: Shqipëria me të vërtetë është një vend i vogël, por ka një zemër të madhe.
Është diçka që e kemi ndjerë që në ditët e para të nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës dhe vazhdojmë ta ndjejmë edhe ditët e sotme.
Përveç dëshirës së madhe të popullit të Shqipërisë të shkojnë, të ndihmojnë direkt në Ukrainë me çfarë munden, ne kemi arritur duke mbledhur edhe këtu makina me ndihma humanitare, të cilat kanë shkuar më pas në disa qytete të Ukrainës.
Shqipëria e ka mbështetur Ukrainën edhe financiarisht, gjithashtu e ka ndihmuar Ukrainën edhe me municione ushtarake.
Shqipëria ka pranuar edhe ukrainasit, të cilët ishin të detyruar te largohen nga Ukraina për shkak të luftës.
Shqipëria ka ndihmuar edhe me statusin e mbrojtjes së përkohshme për shtetasit tanë.
Shqipëria ka hapur edhe një qendër për Azil për shtetasit e Ukrainës, ka pranuar edhe disa fëmijë nga Ukraina dhe nënat e tyre.
Por Shqipëria vijon të mbështesë Ukrainën edhe në të gjitha organizatat me ndërkombëtare me ndikim.
Sigurisht këtu ja vlen të theksohet edhe kryesimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për 2 vite rresht.
Prandaj, pavarësisht madhësisë që ka shteti i Shqipërisë, falënderimet janë të përzemërta për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.
Isa Myzyraj: Ndërkohë që bota u shokua nga vdekja e liderit të opozitës ruse, si u ndjetë ju kur e mësuat lajmin e vdekjes së Aleksey Navalnit?
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov: Si e gjithë bota edhe Ukraina edhe populli i Ukrainës ka qenë i shokuar nga kjo vdekje.
Ukraina edhe më parë e konsideronte burgosjen e Navalnit si një veprim i motivuar politikisht dhe Ukraina është shumë e habitur me faktin se deri tani qeveria zyrtare e Rusisë nuk i ka shpjeguar ende shkaqet e vdekjes së Navalnit.
Sigurisht, Ukraina mbështet të gjitha aksionet e protestës që po zhvillohen aktualisht për këtë çështje, sepse e kupton dhe e ndan shqetësimet qe ekzistojnë tek opozita e Rusisë për sa i përket fatit që mund të kenë edhe opozitarë të tjerë, të cilët gjithashtu mund të preken.
Dhe sigurisht ndan dëshirën e Rusisë opozitare që personat që janë përgjegjës për këtë tragjedi, duhet të kenë dënimin e drejtë.
Por siç thashë; edhe unë, por edhe shumë persona në Ukrainë u ndjenë të shokuar nga ky lajm!
Isa Myzyraj: Si po e shihni Perëndimin në raport me Ukrainën, po bën mjaftueshëm me ndihma?
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov: Ne mund të themi që mbështetja është shumë e madhe për Ukrainën, është diçka që e kam përmendur vazhdimisht dhe Ukraina është shumë mirënjohëse për këtë ndihmë, pasi falë kësaj ndihme nga partnerët tanë ndërkombëtar, forcat e armatosura të Ukrainës mund t’i rezistojnë me sukses agresorit.
Nëse flasim për vendimet e fundit, mund të përmend disa fakte.
Për shembull Gjermania, se fundmi ka marrë një vendim për dhënien e 1 miliardë eurove, përsëri një tjetër vendim është marrë për dhënien e sistemeve të artilerisë për Ukrainën, dhe zhvillimin e trajnimit për artileristët tanë.
Së fundmi, disa ditë më parë edhe Japonia i ka dhënë ndihmë prej më shumë se 12 miliardë eurove.
Japonia na ka ndihmuar vazhdimisht në mënyrë ekonomike, pa i dhënë armatime, pasi kjo është e ndaluar në ligjet japoneze, por ndihma vijon të jetë e madhe nga Japonia.
Një tjetër vendim i fundit është marrë në Kanada, për t’i dhënë Ukrainës dronë që janë shumë të nevojshëm për shtetin tonë.
Disa ditë më parë ishte edhe vendimi i palës turke, prodhuesit e “Bajraktar-it” për furnizimin e Ukrainës me dronë të tyre, një vendim që ka qenë i bllokuar nga Greqia, Qipro dhe Franca më përpara.
Negociata po vazhdojnë akoma. Dhe së fundmi, përveç ndihmës së financiare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar gatishmërinë për t’i dhënë Ukrainës sistemet ATACMS, gjë që është jashtëzakonisht e nevojshme për Ukrainën, pasi Ukrainës i duhen shumë armët me reze të gjatë veprimi, për avionë ushtarakë, për F16, për të cilët ne po diskutojmë tani me vende të tjera, por edhe për mjete të tjera elektronike të luftimit.
Pra, nëse flasim për ndihmën ajo është shumë e madhe, ajo mund të vijë ndonjëherë pak me vonesë, por ne e kuptojmë se ka arsye objektive për këtë.
Isa Myzyraj: Cilat do të jenë aktivitetet në Tiranë për të përkujtuar nisjen e luftës?
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov: Në radhë të parë do të doja t’ju ftoja në këtë event, aksioni i kushtohet 2 vjetorit të agresionit rus, po përgatitet event në frymën e bashkëpunimit me miqtë tanë dhe partnerë të Bashkisë së Tiranës.
Ne i kemi ftuar edhe kolegët tanë, Ambasador, diplomatët, politikanët, përfaqësuesit e qeverisë, deputet, por edhe njerëz të thjeshtë, studente, ukrainas që jetojnë këtu në Tiranë dhe në Shqipëri.
Është një aksion i mbështetjes ndaj popullit tonë, një aksion i besimit të përbashkët dhe besimit se e keqja dhe agresioni duhet të ndëshkohen.
Por nga ana tjetër një farë prove që Shqipëria beson se populli i Ukrainës meriton të jetojë i lirë në shtetin e tij të pavarur .
Isa Myzyraj: Ne kemi bërë bashkë intervistë në 1-vjetorin e luftës, tani po e bëjmë përsëri për 2 vjetorin. Shpresoni se intervista e radhës bashkë do të jetë në kohen kur Ukraina do të jetë një vend ku asnjë ushtar rus nuk do të jetë në tokën tuaj, apo ajo është një rrugë e gjatë?
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov: Me mirënjohje ju kujtoj një vit më parë, por edhe tanimë vjen mirë, pavarësisht se është një periudhë e vështirë përgatitjesh për samitin tani për ne.
Siç e kam thënë edhe atëherë, por e them edhe sot. Unë kam qenë ndër personat që nuk e besonte mundësinë e luftës së tillë, nuk mund të pranoja kaq humbje njerëzore që do të jenë në këtë luftë, dhe shpresoj shumë që do të kemi mundësinë për të biseduar kur Ukraina të fitojë dhe ta ndalojë këtë luftë, dhe atëherë do të flasim jo duke numëruar jetët e shkatërruara, pallatet e shkatërruara, infrastrukturën e rrënuar, por për mundësinë e marrëdhënieve tona dypalëshe, do të flasim për mundësitë e bashkëpunimit kulturor, humanitar, dhe njohën e dy popujve tanë më shumë e më shumë.
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov: Ju falënderoj për interesin dhe që jeni gjithmonë bashkë me ne!