"14 maji", Rama flet si "hoxhë" në Kavajë dhe citon Profetin: Kush i jep votën atyre kthehet mbrapa
Kryesocialisti Edi Rama nga Kavaja ku ka zhvilluar një takim, duke kërkuar votat për kandidatin socialist do të kërkonte ndihmën e librave të shenjtë pë të artikuluar mesazhin e tij.
Ai tha se kush voton Ilir Metën dhe Sali Berishën kthehet mbrapa.
"Ka shumë ndryshim nëse fëmijët dalin në një qytet që është i pastruar se në një qytet që janë plehrat nga të katërta anët. Shkollat nuk mjafton që ti ndërtosh por edhe duhet t’i mirëmbash.
Nuk i duan bashkitë për ti bërë më të bukura pasi sa herë u kanë rënë në dorë i kanë shëmtuar. Të më thonë një bashki që e kanë rregulluar.
‘Noc rrokun’ asgjë nuk kanë bërë. Shiheni Shkodrën çfarë kanë bërë! Asgjë! Një nga kryeqendrat e trashëgimisë kulturore, shiheni se çfarë është! Kush i jep votën Berishës e Metës kthehet mbrapa.’- tha Rama.