“14 maji”/ Berisha nxjerr deputetët në terren, Shehu: Keqqeverisja lokale solli probleme të mëdha

“14 maji”/ Berisha nxjerr deputetët në terren, Shehu:

Pasi depozituan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat për anëtarët në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, kryedemokrati Sali Berisha duket se i ka kërkuar së fundmi deputetëve të tij të zbresin në zonat e tyre elektorale dhe të nisin takimet me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Së fundmi deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, ka bërë të ditur detaje nga puna në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Përmes rrjeteve sociale ku ka publikuar dhe pamje nga takimet në Qarkun e Gjirokastrës, Shehu sqaron se këto ditë ka zhvilluar takime të shumta me qytetarët në disa zona të vendit, ku është diskutuar në lidhje me cilësitë e kandidatëve dhe atë që mund të përmirësohet në jetën e qytetarëve pas zgjedhjeve.

“Një mobilizim i dukshëm e optimizëm për zgjedhjet e 14 Majit! Këto ditë në Qarkun e Gjirokastrës kisha takime me strukturat e PD-së, kandidatët për Kryetarë të Bashkive. Në Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Libohovë, Këlcyrë, Përmet e Dropull.

Biseduam e diskutuam së bashku për problemet e mëdha të krijuara nga keqqeverisja lokale e qendrore e Rilindjes.

Për fushatën tonë elektorale. Për vetitë e cilësitë e larta të kandidatëve tanë e për atë çfarë mund të përmirësojmë për qytetarët mbas 14 Majit”, shprehet në mesazhin e tij ligjvënësi demokrat, Tritan Shehu.

zgjedhjet e 14 majit tritan shehu zgjedhjet vendore partia demokratike zgjedhjet e 14 majit

EMISIONET