Fushata anti-“Big Brother” në rrethe, PL: Fakt që grupet kriminale kishin në kontroll policinë

Kamerat kontrollojnë territorin dhe që dyshohet se u përkasin grupeve kriminale u gjetën edhe në Fier e Lushnje të dielën.

20 prej tyre u çmontuan nga policia, që prej ditës hpo mbledh ato në të gjithë vendin.

 5 shtetas, nga këta, 2 në Fier dhe 3 në Lushnjë janë proceduar penalisht për vendosjen e tyre.

Në Fier 5 kamera janë gjetur të instaluara në lagjet "8 Shkurti" dhe "Liri", ndërsa në Lushnje 15 të tilla janë gjetur në lagjet "18 Tetori" dhe "Loni Dhamo".

Në lidhje me situatën ka reaguar edhe Partia e Lirisë.

Për nënkryetaren e kësaj force politike Floida Kërpaçi, kamerat janë një tjetër dëshmi se krimi ka pasur nën kontroll Policinë e Shtetit.

"Fakti skandaloz i përgjimit  me kamera të territorit haptas nga krimi ka marrë dimensione tronditëse.  Në dhjetëra bashki të vendit janë evidentuar qindra kamera të pautorizuara dhe në shërbim të grupeve kriminale.Realisht krimi ka pasur nën kontroll të plotë Policinë e Shtetit dhe veprimtarinë saj në terren. Për vite me radhë kjo veprimtari ka vazhduar e pa shqetësuar, sepse policia kishte prioritet të përgjonte, monitoronte dhe dhunonte opozitën dhe qytetarët e thjeshtë dhe jo të vepronte ndaj grupeve kriminale.E vetmja përgjigje për këtë shtet të kapur është vota masive e qytetarëve. 14 maji është momenti kur do të realizohet ndryshimi me çdo çmim."

Me qindra klamera janë zbuluar deri më tani në të gjithë vendin, ndërsa krimi duket se ka monitoruar çdo lëvzije të policisë

Konkretisht janë zbuluar në Durrës, Shijak e Krujë 47 kamera. 16 kamera u zbuluan në Vlorë, dhe 59 kamera në shkoder. Në Korçë e Pogradec janë zbuluar 39 të tilla.

EMISIONET