Viktima të babëzisë së betonizimit/ Nënë Liza e “5 Majit” nuk e fsheh gëzimin për arrestimin e Erion Veliajt
Nënë Liza e “5 Majit”, gruaja e moshuar q ëu bë simbol i rezistencës së banorëve të kësaj lagjeje të kryeqytetit ndaj padrejtësisë dhe babëzisë së betonizimit nga kryebashkiaku tashmë i arrestuar Erion Veliaj, ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” në “Ora News”.
“Jam shumë e gëzuar. Isha e sëmurë e shtrirë, por sa dëgjova lajmin e arrestimit të Veliajt jam çuar direkt në këmbë a thua se nuk kisha gjë.
Erion Veliaj dhe kryeministri, paste dhe ky jetën e shkurtër si Veliaj, po bëj 3-4 vjet që më është shembur shtëpia dhe ende po jetoj nën rrënoja.
Shpresojmë që me arrestimin e tij gjërat të shkojnë në vendin e vet, se na erdhi me 1500 policë dhe na nxori në qiell të hapur”, u shpreh Nënë Liza.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTE "EPIQENDER" TE MODERATORES SONILA MUSAI KUSHTUAR ARRESTIMIT TE ERION VELIAJT