Veliaj pas hekurave/ Çollaku: Duhet të kuptojmë se cila është marrëdhënia e mazhorancës me drejtësinë
Më 10 shkurt rreth orës 14:00 Erion Velaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës është ndaluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Oficerët e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë së Tiranës. Deri në atë moment ai ka qenë në një mbledhje rutinë, në momentin që ka dalë nga zyra, është lajmëruar që e prisnin agjentët.
Ai është transferuar në zonën e sigurisë në Tiranë. Arrestimi i tij ka ngjallur mjaft reagime.
Për të folur më shumë për këtë temë, gazetari Basid Çollaku, ishte i ftuar në edicionin e lajmeve në "Ora News".
"Tashmë është e shkruar zyrtarisht.
Diçka që nuk më rrinte mirë në shifra e të dhëna, në pjesët që lexova, sigurisht që kanë penguar oficerët e BKH apo prokurorët që të bëjnë detyrën dhe i ka shërbyer dhe një motiv shtesë nga ana e tyre për të shkuar drejt kësaj vendimmarrje.
Për sa kohë e kanë bërë këtë? Për cilat çështje, vetëm për këto që janë shkruar apo edhe për të tjera që ka pretendime prokuroria edhe për kryetarin e bashkisë.
Natyrisht, ajo çfarë është dërguar nga Prokuroria në Gjykatë ka të bëjë me indiciet e mjaftueshme për të bindur ata në marrjen e masës së sigurisë dhe më tej dosja voluminoze do të jap prova dhe argumente të tjera.
Dua të them që dhe kryeministri dhe kryetari i bashkisë kanë një sinkron në zhvillimet e fundit ne qëndrimet e tyre ndaj institucioneve që ata pretendojnë se i kanë prodhuar dhe ka ndryshuar qasja. Përse ka ndodhur kjo? Nuk po i binden më?
Unë pash në faqen e parë të vendimit, shënohej që Erion Veliaj rezulton i padënuar. I hodha një sy më pas Formularit të Dekriminalizimit të plotësuar po nga zoti Veliaj dhe aty nuk ishte shënuar që rezultonte i dënuar.
Tani ka Prokuroria diçka të shënuar me nxitim apo ka Veliaj diçka të fshehur me nxitim? Nëse është dënuar më parë nuk duhet të ishte në detyrat që ka mbajtur prej vitesh", u shpreh Çollaku.