Policia zgjat dorën, gjobit 1 316 persona për mos zbatim të masave anti covid

Policia zgjat dorën, gjobit 1 316 persona për mos zbatim të

Gjatë 48 orëve të fundit, policia e shtetit ka ndërshkuar me masë administrative 1316 persona pasi këto të fundit nuk zbatuan masat anticovid.

Blutë bëjnë me dije se me 3.000 lekë, janë gjobitur 1118, pasi janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 194 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 4 persona që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Vendi policia e shtetit Aktualitet

EMISIONET