“Shtet më vete”, FARK-u kolumbian me nëndetëse për transportin e kokainës, ndërhyn ushtria
Marina Detare e Kolumbisë ka kapur një nëndetëse e cila ishte duke transportuar rreth 400 kg kokainë.
Mjetu lundrues dhe droga i përkiste një grupi të armatosur, dizidentë të FARK dhe u zbulua në Oqeanin Paqësor gjatë rrugës drejt bregdetit të Meksikës.
Kundëradmirali kolumbian, Jose Espitia, komandant i Task Forcës kundër Trafikimit të Drogave "Poseidon" u shpreh se: "Një gjysëm zhytës u kap në ujërat e Paqësorit Qendror, teksa ishte në një grykëderdhje, gati për të lundruar dhe i ngarkuar me 14 thasë me klorhidrat kokaine"
"Kjo ngarkesë droge që drejtohej drejt Gjirit të Meksikës i përkiste një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe strukturës 30 Rafael Aguilera, dizidente e FARK”, shtoi Espitia, përcjell Ora News.

Sipas mediave kolumbiane, mjeti lundrues kushton rreth 420 mijë euro dhe mund të transportojë deri në 8 ton kokainë.
Shpërndarësit e drogës në Amerikën Qendrore dhe Jugore janë gjithnjë në kërkim të gjetjeve të reja për për të transportuar lëndët narkotike.
Më herët, 5 nëntor të vitit të kaluar, marina kolumbiane, e ndihmuar nga DEA amerikane zbuluan një nëndetëse narco, elektronike dhe me kapacitet të lartë transporti.
Së fundmi, këto narkonëndetëse janë bërë problematike për marinën meksikane dhe atë amerikane sepse lundrojnë thuajse plotësisht të zhytura, që sjell vështirësi për t’i zbuluar me sy të lirë, janë të vështira të kapen nga radari dhe nga sistemet me infra të kuqe.
