Plotësohet amaneti i Eqerem Bej Vlorës, eshtrat e tij do prehen në Kaninë të Vlorës

Plotësohet amaneti i Eqerem Bej Vlorës, eshtrat e tij do prehen

Shkon në vend amaneti i fundit i Eqerem Bej Vlorës. Tashmë eshtrat e tij do të prehen në varrezat e Kaninës në Vlorë. Me rastin e kthimit të eshtrave të tij nga Vjena e Austrisë ku ai vdiq 50 vite më parë,  në ambjentet e Shtëpisë së Beut në qendër të qytetit të Vlorës, përfaqësues të Ministrisë, familjarë, miq , dashamirës, drejtues institucionesh, drejtues të komuniteteve fetare si dhe qytetarë të thjeshtë, kanë zhvilluar homazhe në nderim të figurës së tij. Princi Leka Zogu i II u shpreh i nderuar për ardhjen e eshtrave në Shqipëri të Eqerem Bej Vlorës, i cili lartësoi figurën e Ahmet Zogut.

Stërnipi i Ismail Qemalit, Darlign Vlora i emocionuar falenderoi të gjithë ata që bën të mundur kthimin e eshtrave të Eqerem Bej Vlorës.

Eqrem Bej Vlora ishte një politikan, diplomat, shkrimtar dhe historian shqiptar. I cilësuar si Beu i fundit, mishërim i aristokracisë së mirëfilltë shqiptare megjithëse vinte nga një kastë e themeluar nga parimet e feudit ushtarak, shkollimi i tij dhe stili në të shkruar përcjellin stërhollimin interesant të një eruditi.

EMISIONET