Aksident i rëndë në Peshkopi, makina del nga rruga, plagosen rëndë 3 persona

Aksident i rëndë në Peshkopi, makina del nga rruga, plagosen

8 persona kanë mbetur të plagosur 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë, në një aksident rrugor në Peshkopi. Ngjarja është regjistruar në orët e mesditës në fshatin Katund i Ri, ku një automjet i cili udhëtonte nga Peshkopia drejt Luznisë, ka dalë nga rruga dhe është dëmtuar rëndë.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i makinës Medi Cani 46-vjeç dhe pasagjerët Yllka Murra 23 vjeçe, Jonuz Sula 62 vjeç, Zelie Sula 50 vjeçe, Sokol Muliu 41-vjeç, Hamza Manuka 38-vjeç, si dhe një foshnje 4 muajshe me inicialet P. H, i cili ka dëmtime në krah dhe në kokë dhe është nisur në drejtim të Spitalit ushtarak në Tiranë,  sëbashku me të plagosurin Hamza Manuka.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Në vendgjarje kanë mbërritur dhe forca të policisë të cilët kanë nisur hetimet për ngjarjen. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë moti i keq me reshje shiu si dhe terreni malor ku ndodhet rruga.

 

 

EMISIONET